na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Volkswagen T-Cross

06/06/2018


Volkswagen duket se është duke përforcuar ofertën e tij në treg duke përgatitur modele të reja për çdo vit. Modeli i ri, i pagëzuar T-Cross ka hyrë tashmë në fazën e kolaudimeve në rrugë dhe shumë shpejt do të dalë në treg. Pritet që lancimi të jetë gati në fund të 2018 ose në fillim të 2019. 

Bëhet fjalë për modelin e parë B-Suv të parë të markës gjermane, i cili është ndërtuar mbi platformën MQB A0, e cila është përdorur më parë nga Seat Arona (lexo këtu provën tonë të Seat Arona) dhe Volkswagen Polo (lexo këtu provën tonë të Volkswagen Polo).
Modeli T- Cross, që siç e sugjeron emri do të jetë “vëllai i vogël” i T-Roc (lexo këtu artikullin e Volkswagen T-Roc), duket kompakt në përmasa. Vetura është pothuajse e përfunduar sic duket edhe nga pjesa e kruskotit të zbuluar, ndërsa pjesa e përparme dhe bishti janë të mbuluar mirë me adeziv për të mos prishur surprizën.


Në pamje të parë T-Cross ngjason shumë me T-Roc, por design-i i profilit dhe prerja vertikale e bishtit e bëjnë të duket më të shkurtër. Design i dritave të përparme dhe maskerino duken në versionin definitiv, ndërsa tek bishti elementët Led nuk lejojnë të dallohet mirë forma përfundimtare e të gjithë grupit të dritave.


Nga brenda nuk shihet ende asgjë, por me shumë mundësi do të jetë një përsëritje e sa kemi parë më parë tek Polo. Po kështu edhe gama e motorëve pritet të derivojë nga Polo edhe pse nuk përjashtohet mundësia e propozimit të varianteve të elektrifikuara duke parë ndryshimet e reja të normativave të homologimit.