na ndiq ne

Toyota Supra

14/01/2019

 Prodhuesi japonez, megjithëse është i mirënjohur si një prodhues masiv veturash, na ka mësuar ndër vite edhe me modele sportive, të llojit 4×4 natyrisht, por edhe sportive asfalti.

Me siguri shumë prej jush ruajnë në memorie Toyota Celica, modelin që korri një seri suksesesh në kampionate të ndryshme, përfshirë edhe kampionatin rrally.

Këto ditë, ka bërë debutin e saj modeli sportiv Supra, i cili mungonte prej 17 vitesh në treg. Ndoshta tepër gjatë, edhe nga ana e marketingut të këtij modeli, por me sa duket, një pritje e gjatë vjen me një model të bindshëm dhe një rikthim triumfues, siç shpresojnë në Japoni. Për të gjithë ata që nuk e njohin mirë modelin, Supra ka një karrierë të gjatë mbi shpatulla, duke filluar që nga viti 1967, i rinovuar nëkatër gjenerata, për të ardhur tashmë në gjeneratën e pestë.

Supra vjen si një model ambicioz dhe cilësor, i ndërtuar thuajse tërësisht si një projekt i përbashkët me BMW, saktësisht modelin Z4 (kliko këtu për BMW Z4). Modeli gjerman është lançuar vjet në fund të vitit.

Supra ka në pamje prej makine sportive, siç edhe është në fakt, ku turiri i gjatë e i mprehtë nuk lë vend për dyshime: kjo makinë i shkel syrin klientelës ekstreme që nuk arrin (ose nuk do të shpenzojë) buxhete të një Porsche 911 apo të një Ferrari 488 …

 

Nga pamja e jashtme Toyota Supra është frymëzuar nga prototipi FT-1, kryesisht fenerët e hollë dhe kofano e motorit e ngushtë dhe e mprehtë. Me fjalë të tjera, atje ku Z4 vjen si një cabrio-coupé me synimin drejt klientelës që kërkon një “dyvendëshe” për weekend, Supra ndërton një model më ekstrem me syrin e shkelur fort klientelës sportive që herë pas here bën edhe ndonjë xhiro në pistë. Jo më kot ruan kambjon manuale me gjashtë marsha, që bashkë me tërheqjen në aksin e pasëm garanton viza të gjata në asfalt 😊

Nga brenda Supra ka një pamje thuajse gjermane, pak e pazakontë për një Toyota, por në kuptimin e mirë të fjalës. Edhe pse kruskoti ka ngjashmëri me Z4, Supra arrin të ruajë identitetin dhe origjinalitetin e saj.

Edhe pse sportive , Supra nuk heq dorë nga disa komoditete si psh. sediljet elektrike dhe me ngrohje, multimedia të pasur, etj. nuk mungojnë gjithashtu një sërë sistemesh ndihmëse si frenimi automatik, monitorimi i pikave të verbëra, ruajtja e korsisë, etj.

Ok, boll me sallatën, kalojmë tek mishi 😊 Supra ndërtohet mbi në telajo me tërheqje mbrapa dhe ka një motor 3.000 kubikë me turbo që zhvillon 340 kuaj fuqi dhe një moment rrotullues 500 Nm, që mundësojnë një fluturim nga 0-100 për 4.1 sekonda.

Kambio, si në rastin e BMW-së është edhe automatike me tetë marsha (prodhuesi gjerman nuk ofron kambio manuale). Kjo është edhe pjesa ku Supra ndryshon më shumë me Z4: me kërkesë ofrohet edhe kambio manuale me gjashtë marsha, amortizatorët kanë tjetër gradim, timoni tjetër përgjigje si dhe frenat. Diferenciali i pasëm është “aktiv” me qëllim përmirësimin e performancës në kthesa). Si arrihet kjo? Nëpërmjet një mekanizmi elektrik që kontrollon shkarkimin e fuqisë në secilën rrotë.

Rrotat medisqe R19 bëjnë pjesën tjetër të punës së bashku me “këpucët” profesionale Michelin Pilot Sport SS.

Ende nuk ka një listë çmimesh të saktë, pasi çmimi varion në varësi të versionit dhe në vende të ndryshme do të ofrohen “versione” të ndryshme, por presim që Supra të debutojë rreth kuotës 60.000euro, që nuk na duken shumë për një makinë sportive.