na ndiq ne

SUV elektrik me “yll”

15/08/2018

2019 do të jetë viti i lançimit të markës së re elektrike nga Mercedes Benz. Prodhuesi nga Shtutgarti konfirmon se midis muajve janar dhe mars kanë përfunduar testet dimërore të  200 ekzemlarëve të prodhuar enkas për këtë qëllim.

Modeli i parë që do të shohë dritën jeshile për të dalë në treg do të jetë SUV-i i parë 100% elektrik i cili do të quhet EQC. Pas këtij modeli, brenda 2022 oferta elektrike do të pasurohet edhe me nëntë modele të tjera.

EQC do të ofrojë një autonomi minimale prej 350 km. Motorët do të jenë nga një për secilin aks duke e bërë këtë model 4×4 dhe fuqia për secilin motor do të jetë 200 kuaj, për një fuqi totale prej 400 kuajsh. Kohët e karikimit nëpërmjet kollonave me fuqi të lartë 115kW do të jenë rreth 30 minuta për 80% të autonomisë.

Ende shpejt për të folur për çmimet e këtij modeli, por paraprakisht mund të konfirmojmë se nuk mendohet të jetë shumë “ekonomik”.

 

Kliko këtu për Opel Insignia GSi:

Kliko këtu për provën e Audi-t A3 Sportback

Kliko këtu për Toyota Rav4 të re: