na ndiq ne

Sa i njihni makinat Gjermane?

13/11/2017

Ne shqiptarët kemi një debulesë të veçantë për makinat gjermane. Imazhi i tyre si automjete të cilësisë më të lartë, të sigurta dhe rezistente konsiderohet si i merituar. Sa marka gjermane njihni? Për përgjigjen le të shohim në këtë artikull shkurtimisht të gjitha kompanitë dhe markat gjermane të makinave, nga më të famshmet deri tek më të shiturat.

Pikërisht nga Gjermania vijnë pjesa më e madhe e makinave të kushtueshme. Më poshtë kemi listuar në mënyrë panoramike prodhuesit gjermanë të makinave.

Audi
Kjo kompani lind në vitin 1909 dhe që nga 1964 i përket grupit Volkswagen. Njësoj si Mercedesi, përveçse është një markë historike gjermane ka prodhuar edhe makinën më të shitur në gjermani, Audi A1. Kjo makinë është më e vogla e gamës Audi. Gjithashtu është kompania që ka prodhuar makinën sportive më ekonomike, Audi TT.

BMW
Është themeluar në 1917. Në fillimet e saj kompania prodhonte vetëm motorë derisa u rrit dhe pushtoi tregun botëror. BMW nuk është vetëm e njohur për prodhimin e makinave por edhe të motoçikletave. Në 2014 ka shitur 123.495 motorë dhe 2.117.965 makina. Grupi BMW ka në pronësi edhe markat si Mini dhe Rolls-Royce.


Maybach
Kjo kompani është e famshme për makinat e luksit të personalizuara. Sot është pjesë e grupit Daimler, sikurse Mercedes dhe Smart. Maybach është një markë historike e themeluar 1909. Segmenti i tregut të cilit i përket Maybach ishte ai i konkurrencës së drejtpërdrejtë të kompanive angleze Bentley dhe Rolls Royce, por duket se Mercedes e ka rishikuar këtë pozicionim duke e ulur disi ambicien dhe duke e ofruar si një version të veçantë të modelit S Class.

Mercedes
Mercedes-Benz lind në 1926. Përvec faktit që është një nga kompanitë historike gjermane mban me krenari disa rekorde në shitjen e modeleve: A Class, Mercedes SLK e prodhuar deri në 2016. Modeli i fundit që cituam është një ndër makinat më ekonomike sportive në treg.

Opel
Është nga kompanitë më të vjetra gjermane. Themelohet në 1862 dhe posedon disa nga modelet më të shitura në treg. Opel Corsa për shumë vite është renditur në top ten të makinave më të shitura. Gjithashtu edhe Opel Astra renditet ndër makinat më të shitura dhe është një trend gjithnjë në rritje.
Edhe pse marka Opel është gjermane që nga 2017 i përket tërësisht grupit francez PSA Peugeot Citroen.

Porsche
Porsche është e famshme për veturat sportive. Është themeluar në 1931, sikurse Audi është pjesë e grupit Volkswagen. Jo rastësisht Suv-i Porsche Macan është i të njejtës familje me Audi Q5.

Smart
Njësoj si Mercedes është pjesë e grupit Daimler AG. Modeli Smart është prodhuar zyrtarisht në 1996. Në 2004 ndërroi emrin në “Smart ForTwo” dhe më vonë u pasua nga modeli Smart ForFour (smart me pesë vende dhe katër dyer). Interesant është fakti që fjala Smart nuk i referohet vetëm inteligjencës së makinës por është edhe akronimi i “Swatch Mercedes Art”.

Volkswagen
Kjo markë u themelua në 1937 me vullnetin e Adolf Hitler. Fjala Volkswagen do të thotë “Makina e popullit”. Hitleri me kompaninë automobilistike Volkswagen ëndërronte të pajiste me makina të gjithë popullin gjerman. Diktatura nacionaliste e Hitlerit ia besoi projektin “Volkswagen” pronarit të kompanisë Porsche, Ferdinand Porsche. Volkswagen është sot një best seller si markë dhe një ndër pesë grupet më të mëdha autmobilistike në botë.
Në veçanti vlen të përmendim Volkswagen Golf e cila rezultoi në 2016 makina e tretë më e shitur në botë. Mund të përmendim edhe Tiguan, që është Suv-i më i shitur në të gjithë Europën. Në fillim të 2017 janë shënuar rekorde të reja me shitjen e këtij modeli.