na ndiq ne

Sa fitojnë pilotët e Formula 1?

05/07/2019


Kampionati më i rëndësishëm i shpejtësisë në botë Formula 1, është përveç pasionit, një biznes kolosal që gjeneron rreth 2 miliardë euro xhiro vjetore vetëm si veprimtari sportive. Me fjalë të tjera, kjo përfshin të ardhuarat nga rregjistrimi i skuadrave, shitja e biletave, shitja e të drejtës televizive dhe të ardhurat nga sponsorizimet. Një pjesë e këtyre të ardhurave ndahet midis skuadrave pjesëmarrëse, të cilat duhet të gjenerojnë edhe të ardhura të tjera pasi shpenzimet janë të shumta aq sa ka disa skuadra që dalin edhe me humbje.
Një kategori specifike në F1 ama, të cilët mund edhe t’i quajmë “princat” e F1 nuk janë asnjëherë të rrezikuar ndërkohë që kanë të ardhura vërtet marramendëse. Kjo mund edhe të duket ironike. Ndërkohë që disa do të paguanin që të bënin një xhiro me një makinë sportive (ku makinat e F1 janë të paarritshme për këdo), disa të tjerë paguhen qimet e kokës për të garuar me to dhe shpesh për t’i prishur ato … Bota është e padrejtë apo jo? 😊
Le të shohim më në detaj sa paguhet një pilot i F1. Vlera minimale që në pilot fiton për në vit është 500.000euro. Jo pak natyrisht, por niveli ngrihet në mënyrë marramendëse. Shifra vjen duke u rritur gradualisht duke u rritur. Le të shohim me hollësi renditjen e 10-shes më të paguar.

10. Lance Stroll, Haas, 1.5 milionë euro/vit
9. Romain Grosjean, Haas F.1, 2 milionë euro/vit;
8. Charles Leclerc, Ferrari, 3 milionë euro/vit;
7. Carlos Sainz, McLaren dhe Sergio Perez i Racing Point janë të dy në nivelin 4 milionë euro/vit;
6. Kimi Raikkonen, ish piloti i Ferrarit dhe McLarenit paguhet tani nga Alfa Romeo 6 milionë euro/vit.
5. Valtteri Bottas, Mercedes Benz dhe Nico Hulkenberg, Renault fitojnë të dy nga 8 milionë euro/vit;
4. Max Verstappen është i pari që tejkalon pragun dyshifror dhe paguhet saktësisht 12 milionë euro nga Red Bull.
3. Daniel Ricciardo, Renault gjendet në shkallën më të ulët të podiumit të nderit me shifrën e frikshme 20 milionë euro/vit;


2. Sebastian Vettel, talenti gjerman gjendet një shkallë më lart në këtë podium, por fiton gati dyfishin e vendit të tretë. Ferrai e paguan atë saktësisht 35 milionë euro/vit;


1. Lewis Hamilton triumfon në vend të parë të kësaj renditjeje. Anglezi 34 vjeçar, pesë herë kampion bote, fiton plot 42 milionë euro/vit vetëm nga Mercedes Benz. Të jeni të sigurt që përveç kësaj, ai ka në kontratën e tij edhe bonuse për rezultate dhe natyrisht ka edhe kontrata personale me stilistin Tommy Hilfiger apo me prodhuesin gjerman Bose, të produkteve audio. Lewis Hamilton është piloti më i paguar i të gjitha kohërave në Formula 1 dhe është një të njëjtën kohë piloti më i pasur i të gjitha kohërave. Pasuria e tij aktuale është rreth 450 milionë euro ndërkohë që ka ende vite të tjera përpara për të garuar në nivelet maksimale.