na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Range Rover Velar

27/09/2017

Velar është risia e fundit nga Land Rover, pjesë e familjes Range Rover dhe ka një stil shumë të veçantë. Brenda është një miks i bukur midis komfortit dhe cilësisë në guidë.

Kjo makinë mban një traditë interesante mbi shpatulla. Çdo gjë nisi me ekzemplarin Range Rover të vitit 1970, bazuar ne motorët me 8 cilindra me origjinë Buick (Vee Eight Land Rover – nga ku krijohet edhe emri Velar). Gjysëm shekulli më vonë, me të njejtin emër pagëzohet modeli i ri Range Rover, pjesë e familjes që përfshin Sport dhe Evoque. Pikërisht midis këtyre dy modeleve të fundit mund të vendosim Velar-in që nuk është as Range Sport e as Evoque, por një makinë e padëgjuar më parë që më shumë se çdo model tjetër duket se i paraprin të ardhmes.

Mund ta quajmë një krijesë perfekte. Është më kompakte se modeli Sport por ka gjithçka që i përket një mbretëreshe, duke filluar nga motori i vendosur per së gjati e deri tek detajet më të vogla.

Forma dhe përmbajtja.

Përvec detajeve teknike, gjëja më e bukur është të hipësh në bordin e kësaj makine. Ambjenti i brendshëm është i një Range-i të vërtetë luksoz, por që nuk bërtet. Është esenciale në luksin e saj, por materialet e përdorura janë të një cilësie shumë të lartë dhe vihet re në çdo detaj përpjekja për të realizuar një ambjent të magjishëm.

Një pjesë e veçantë është blloku i komandave që përmbledh brenda tij shumicën e komandave, ku e kotë të theksohet, çdo gjë është dixhitale dhe “touch”.

Sistemi infotainment InControl Touch Pro Duo është i përbërë nga dy ekrane 10 polsh

Manopola e mëparshme që shërbente për të përzgjedhur mënyrat e ndryshme të guidës është zhdukur bashkë me kuadrin, për t’i lënë vendit një ekrani të tretë 12.3 polsh.