na ndiq ne

Pesë zgjedhje të mira “kompakte”

22/08/2017

Gjermane apo italiane? Kjo sfidë nuk është nga më të thjeshtat sidomos në fushën e makinave. Makinat gjermane janë të vlerësuara kryesisht nga besueshmëria dhe cilësia e ndërtimit, ndërkohë që makinat italiane shquhen për design të rafinuar dhe janë shpesh zgjedhja e kujtdo që dëshiron të ketë një makinë “cool”.
Makinat kompakte turbodiesel me pesë dyer janë shumë të vlerësuara nga personat që bëjnë shumë kilometra dhe kërkojnë komfortin maksimal brenda një buxheti të arsyeshëm.

Në këtë artikull do të analizojmë 5 propozime shumë të mira që mund të blihen me më pak se 21.000 euro.
Ju njoftojmë pa humbur kohë që vendin e parë e mban Volkswagen Golf!
Klasifikimi merr në konsideratë modelet me 105 dhe 120 kuaj fuqi.


Në vendin e parë gjejmë makinën ekselente gjermane të kësaj kategorie;
Volkswagen Golf 1.6 TDI, 110 kuaj fuqi, 5 dyer, versioni Comfortline.
Pavarësisht dimensioneve të përmbledhura të makinës (4,26 metra) kjo veturë ofron hapësirë  mjaftueshëm dhe një bagazh shumë të shfrytëzueshëm me mundësinë e palosjes së sediljeve të pasme. Këtë makinë mund ta gjesh lehtësisht në treg duke filluar nga 15.000 euro.
Përveç që është cilësuar si makina më e kënaqshme në guidë në këtë renditje rezulton edhe makina më e shpejtë që shkon nga e 0-100 në vetëm 10,5 sekonda dhe konsumi real është 4.5 litra/100 kilometra. E vetmja e metë, nëse mund ta quajmë kështu, është kambio me pesë marshe (duhej të kishte gjashtë): një zgjedhje e papranueshme për një makinë të kësaj kategorie.

Vëndin e dytë e zë Audi A3 sportback 1.6 TDI, versioni Young.
Audi A3 ndan të njejtën shasi dhe motor me Golfin që fitoi vendin e parë. Arsyeja e vendit të dytë janë kuotimet më të larta, vështirë të gjendet me më pak se 18.000 euro dhe fakti që është e vështirë ta gjesh në këtë version.
Makina është komode dhe e qetë në udhëtimeve të gjata. Finiturat e brendshme janë shumë të kuruara. Është gati e pamundur të gjesh në këtë segment makinë më të mirë se Audi A3.

Vendi i tretë i takon Mercedes A 180, CDI, modeli Executive.
Kjo makinë është zgjedhja më e mirë për ata që në vend të parë vendosin konsumin. Motori 1.5 turbodiesel me 109 kuaj fuqi me origjinë Renault, sipas Mercedesit ka konsumin më të ulët të kategorisë (3 litra për 100 kilometra në rrugë ekstraurbane) meritë kjo edhe e cilindratës së ulët dhe konsumi real mesatar nuk është shumë larg nga këto shifra.
Si të gjithë Mercedesët kjo është një makinë jetëgjatë, por nuk ofron shumë hapësirë në bord. Ngjason në fakt më shumë me një Coupe, aq sa në sediljet e pasme tre persona mund të jenë ngushtë. Edhe bagazhi nuk është i madh.

Gjendet në treg pak a shumë me çmimin e një Audi A3 por duke filluar nga viti 2014 pasi në këtë vit ka dalë në treg versioni në fjalë.

Vendi i katërt është për Lancia Delta 1.6 multijet, versioni Iron.
Makina ka dy pika të forta që nuk duhen nënvlerësuar: ka një motor të fuqishëm (120 kuaj) me konsum të përmbajtur (4.7 litra/100 kilometra) dhe një hapësirë të bollshme në bord edhe në zonën sipër kokës së pasagjerëve në vendet e pasme.
Kjo makinë elegante me një design të rafinuar është më e madhja e kësaj kategorie (4,52 metra gjatësi). Shpesh kjo karakteristikë, së bashku me peshën e rëndë të saj nuk gjykohet si avantazh, por hapësira e kësaj makine është e bollshme. Lancia Delta nuk gjendet lehtësisht në tregun tonë, por çmimi i mire (kuotimi fillon nga 11.000 euro) sidomos nqs rastisni në versonin Business e bën një zgjedhje mjaft inteligjente.

Në vendin e pestë dhe të fundit gjejmë Alfa Romeo Giulietta 1.6 JTDm-2 versioni Progression.
Alfa Romeo Giulietta, megjithëse është renditur në fund të klasifikimit gjithsesi mbetet një makinë kompakte shumë e vlefshme. Motori i këtij versioni ndoshta nuk është shumë i fuqishëm, I përafërt krahasuar me të tjerat, por ka rendimentin më të lartë: (320 newton metër). Kjo veçori I jep kësaj makine një sprint të admirueshëm, tipik i markës me “zemër sportive”.
Tregu ynë është I varfër në Alfa Romeo Giulietta, gjë që ju bën edhe më të veçantë nëse kjo është zgjedhja juaj. Mund të gjendet në treg duke filluar nga 13.000 euro dhe është e pasur në aksesorë opsionalë dhe përfshin gjithmonë disqe alumini.