na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Opel dhe rilançimi strategjik

10/05/2018


Rilançimi i markës Opel është një nga objektivat e grupit PSA, tashmë mbajtësi i kuotave të aksioneve të maxhorancës të prodhuesit gjerman. Rritja e të ardhurave është një obkejtiv konkret dhe i afërt duke qenë se bëhet fjalë për vitin 2020. Marzhet operative synohet të rriten nga 2% në 6% brenda 2026.

Theksi në vitet që do të vijnë do të bjerë patjetër mbi mjetet elektrike. Përveç modeleve 100% elektrikë, Opel do të ofrojë gjithashtu për çdo model të prodhuar, të paktën nga një version të elektrifikuar (hibride ose vetëm elektrike). Kujtojmë këtu që Opel ka që tani një bazë shumë të mirë në fushën e makinave elektrike, me modelin e suksesshëm Opel Ampera.


Opel do të rinovojë gjithashtu edhe impiantet prodhuese dhe objektivi në këtë mes është që të ruhen dhe të shtohen edhe vendet e punës.
Ulja e kostove të prodhimit do të favorizohet nga përdorimi i platformave të përbashkëta me markat franceze, por prodhimi i pjesëve të tjera do të jetë i pavarur duke ruajtur kështu identitetin gjerman dhe diversitetin midis markave të grupit.


Në bazë të sinergjive të optimizuara, Opel do të kursejë në planin e prodhimit 1.1 miliardë euro brenda 2020 që do të bëhen 1.8 miliardë brenda 2018.

Departamenti i kërkimit dhe zhvillimit do të vazhdojë të jetë në Russelsheim, pra 100% gjermane.


Për të përforcuar pozitën në tregjet botërore Opel planifikon të prodhojë nëntë modele të reja, mesatarisht nga një në çdo vit deri në 2026. Gjithashtu, zgjerimi do të jetë edhe në terma gjeorafikë duke synuar mbi 20 tregje të reja përfshirë edhe Kinën dhe disa vende të Lindjes së Mesme.