na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Opel Crossland X

17/04/2018

Nëse nuk është e qartë për të gjithë, simbolika e gërmës “X” në emrat e modeleve të markës gjermane përfaqëson modelet Crossover dhe SUV. Në këtë segment, tashmë përditë e më i madh, në gamën Opel, për të gjithë ata që mund të konsiderojnë modelet Grandland X dhe Mokka X si ndoshta shumë të mëdhenj dhe duan të shohin diçka tjetër, Opel propozon një alternativë tjetër të vlefshme: Crossland X.

Modeli në fjalë, pavarësisht se Crossover, ka zëvendësuar modelin Meriva që në fakt ishte një “Van” (teknikisht një MPV – multi purpose vehicle; thënë ndyshe një automjet për shumë përdorime). Kjo është në provë reale se si segmenti SUV/Crossover po kanibalizon modele më të vjetra të cilët kundrejt trend-it dominant të modës po humbasin kuota tregu.

Kësaj i shohet edhe fakti që shumë nga këto modele ofrojnë të njëjtat kushte dobishmërie për nga ana e hapësirës dhe përdorimit duke qenë shumë më “sexy”. Është pikërisht ky rasti i Crossland X, i cili është një model praktik dhe funksional në të gjitha drejtimet. Maskerino në stilin e modeleve të tjera Opel me dy krahët e inoksit në të dy anët e logos ruan një pamje prestigjoze së bashku me detajet e tjera si elemente dekori të kromuara, mundësia e tavanit në ngjyrë tjetër nga karroceria dhe forma e bishtit, pak e ngritur që e bën Crossland X-in të duket edhe “sporty”.

Nga i hapësira nuk mungon pavarësisht përmasave kompakte, sidomos në lartësi, duke dhuruar ndjesinë e një makine më të madhe.

Kruskoti është realizuar me kujdes dhe materiale cilësore. Në qendër të tij, si në çdo model Opel gjejmë monitorin 7” që është edhe qendra e komandës për funksionet e infotainment. Dy porta USB poshtë bllokut të komandave tregojnë kujdesin e Opel-it për të ofruar shërbime të domosdoshme në epokën e dixhitalizimit universal.

Hapësira është e mjaftueshme edhe mbrapa dhe divani i pasëm mund të kërkohet edhe me opsionin e lëvizjes në shina, duke optimizuar hapësirën për pasagjerët apo për bagazhet.

Bagazhi duket në lartësinë e duhur së bashku me bazën praktike që mund të pozicionohet në nivele të ndryshme, për të ofruar më shumë prakticitet apo hapësirë.

Tjetër gjë interesante e Crossland X janë motorët të cilët janë të gjithë të orientuar drejt misionit të ofrojnë kursimin maksimal, duke i bërë një nder mjedisit por edhe xhepit 😉

Kështu, njësitë e benzinës bazohen në versionin 1.200 kubikë me tre cilindra me benzinë, të cilët zhvillojnë tre nivele fuqie: 82, 110 dhe 131 kuaj fuqi dhe në njësinë 1.600 kubikë me naftë e cila zhvillon 99 dhe 120 kuaj fuqi.

E disponueshme në konçesionarin zyrtar Opel në Shqipëri gjendet edhe versioni me gaz (LPG), të montuar nga fabrika Opel dhe e përfshirë në garanci.

Për të gjithë tekanjozët nuk mungon kambio automatike, një kusht gjithmonë e më i kërkuar nga tregu shqiptar.

Opel Crossland X ofrohet me një çmim vërtet tërheqës që fillon nga 14.500euro dhe mund të porositet menjëherë nëse njësitë e pranishme në autosallon nuk ju bindin nga ngjyra apo keni kërkesa personalizimi të ndryshme.