na ndiq ne

Mini Cooper SE

10/07/2019

Në një panoramë automobilistike nën trysninë e sfidave të kohës, ku ajo elektriciteti është ndoshta pikëpyetja më e madhe, aleanca midis markave duhet të jetë një nga armët më të forta, aq më shumë kur sinergjitë mund të krijohen brenda markave të një grupi.

Nëse është kështu, kjo nuk justifikon shumë që Mini, pjesë e grupit BMW që prej vitit 2001 vjen vetëm tani me një model elektrik, me hedhjen në treg diku në fillim të vitit tjetër.

Le të shohim atëherë nëse pritja ka qenë e vlefshme.

Nga jashtë Mini Cooper SE është njësoj me modelin me motorë normalë përveç disa detajeve stilistike siç janë maskerino e mbyllur (makinat elektrike nuk kanë nevojë të marrin ajër nga përpara për të ftohur motorin) dhe e evidentuar me një gojëz të verdhë dhe me një simbol prize në të. Poshtë kapakut gjendet një motor elektrik që merr fuqinë nga një bateri me kapacitet 32.6 kW. Fuqia e gjeneruar është 184 kuaj në gjendje të shtyjnë këtë Mini Cooper SE deri në 150 km/h. Përshpejtimi nga 0-100km/h është 7.3 sekonda. Autonomia e deklaruar është 235 – 270km, që nuk na duket keq, por modele konkurrente mund të bejnë më mirë. Për të mundësuar një ekuilibër optimal pa cënuar vëllimet e kabinës dhe të bagazheve, ky version është 18mm më i lartë se versionet me motor termik.

Siç mund të imagjinohet, duke qenë elektrike, kambio është automatike ndërsa tërheqja është në aksin e përparmë. Njëlloj si në modelin i3, BMW propozon edhe këtu guidën “me një pedal”. Me fjalë të tjera, me heqjen e këmbës nga pedali i gazit, makina ngadalëson ndjeshëm duke shfrytëzuar energjinë e gjeneruar nga frenimi për të karikuar bateritë gjatë ecjes. Ky mekanizëm ofron ndër të tjera edhe një kursim të ndjeshëm të frenave duke ulur kështu kostot e mirëmbajtjes.

Për sa i përket karikimit të baterisë, duhen 3 orë e gjysmë për një karikim të plotë nga pajisja wallbox me rrymën e shtëpisë ndërsa nga stacionet e karikimit publik, mjaftojnë 35 minuta për ta karikuar deri në 80%  nëse fuqia është së paku 50 kW.

Çmimi për Europën vërtitet diku rreth 34.000eur ndërkohë që në Shqipëri duhet të jetë rreth 3-4.000euro më pak. Ju duket një çmimi arsyeshëm?

Mos harroni, cilësia në çdo aspekt është BMW ndërsa ADN stilistike është angleze.