na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mercedes Benz S Class

26/09/2017

 Mercedes-Benz S Class i rinovuar është një vitrinë e vërtetë teknologjike dhe në të njëjtën kohë një ikonë lluksi mbi rrota.
Tashmë kjo makinë vjen me motora nafte dhe benzine me gjashtë cilindra dhe V8 biturbo 4.000 kubikë të modeleve S 63 AMG dhe 4Matic.
Modeli S Class i vitit 2018 në variantin S63 AMG ofron 612 kuaj fuqi dhe 900 Nm moment përdredhës. Mercedesi deklaron një sprint unik prej 3.5 sekondash.
Në guidë duket shumë e lehtë dhe veçanërisht kompakte, sidomos nqs mendon se je duke ngarë një makinë 5,30 m të gjatë dhe gati dy metra të gjerë. Sigurisht, kjo nuk është një makinë për të garuar në pistë, por është tmerrësisht e shpejtë në çdo situatë.

Nga brenda S Class është një sallon i vërtetë. Risia e parë e këtij modeli quhet Energizing Comfort Control: praktikisht Mercedesi ka ndërlidhur në rrjet midis tyre të gjitha sistemet e komfortit në kabinë. Ora, kondicioneri automatik, aromatizuesi, sediljet (ngrohje, ventilim dhe masazh), dritat e ambientit (64 ngjyra të ndryshme) dhe impianti hi-fi punojnë të gjitha në mënyrë të koordinuar sipas programimeve specifike.
Një makinë me motor diesel e ditëve tona duhet të ecë me hapin e kohës dhe çdo makinë me stemën AMG duhet t’i përgjigjet një standardi të caktuar.
Modeli S me naftë është i pajisur me një motor 3.0 biturbo me 6 cilindra në linjë. Pavarësisht diferencës në fuqi, mbetet një variant surprizues dhe i denjë për siglën AMG. 340 kuaj fuqi dhe 700 Nm të momenti përdredhës mbeten shifra të respektueshme.
Është fakt që në rrugë modeli S 400d 4Matic të jep një sensacion të fort tërheqjeje, pa vonesa dhe hezitime. Dhe ç’është më e rëndësishme, i gjithë ky proçes ndodh në qetësi të plotë.