na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mazda 6 Facelift

04/12/2017

 

“Rruga për t’u bërë Premium” është titulluar komunikimi zyrtar për shtyp nga Mazda me rastin e prezantimit të Mazda 6, pas një rinovimi të pjesshëm të modelit që prezanton prodhuesin japonez në segmentin D ku makinat gjermane mbeten lider i padiskutuar në Europë dhe në Shqipëri.

Përgjatë 50 vjetësh Mazda ka ndjekur rrugën e përmirësimit të vazhdueshëm duke vendosur njeriun në qendër të design-it dhe inxhinierisë. Filozofia e prodhuesit japonez është ajo e prodhimit të veturave, crossover dhe SUV në gjendje të konkurrojnë në klasat superiore por duke i ofruar ato me një çmim të përballueshëm.

Me makina që ofrojnë një eksperiencë përfshirëse, objektivi i Mazda-s është të pasurojë jetën e njerëzve me një esksperiencë guide unike dhe me një markë me lidhje të forta emocionale.

Mazda e re 6, sipas prodhuesit japonez me siguri i ofron të gjitha këto me një tentativë (të arritur) për të depërtuar në një klasë më të lartë, me një përpunim artizanal të rrallë në këtë segment përfshirë këtu edhe design-in dhe teknologjinë për të shijuar çdo moment përpara timonit.

Duke e parë më në detaje, kjo Mazda e re 6 është rinovuar në shasi për t’u bërë më dinamike dhe sidomos premium në atë që sektori automotive e ka emërtuar NVH (Noise, vibrations, harshness) një koncept që matet me vlerësimin e zhurmës së perceptueshme në bord, vibracioneve dhe ashpërsisë.

Nga jashtë Mazda 6 mbetet pothuajse e njëjtë duke ruajtur pamjen e arritur me maskerinon agresive dhe elegante në të njëjtën kohë, me linja të gdhendura që evidentojnë parafangot përpara dhe mbrapa dhe një bisht të përpunuar me kujdes.

Nga brenda ndërkohë rinovimi është thuajse total me ndryshime edhe në kruskot, i cili tani vjen i “pastruar” në maksimum nga çdo element i tepërt. Monitori i navigatorit dhe infotainment gjendet në qendër dhe poshtë tij gjejmë komandat e klimatizatorit.

Rreth levës së marshit gjejmë butonat e gradimit të guidës (Comfort, Sport, etj) butonat e komandimit të funksioneve audio dhe manopolën qendrore me të cilën komandohet navigatori dhe funksionet e tjera multimediale.

Cilësia e realizimit të brendshëm është diçka që meriton lëvdata pasi bazohet në materiale cilësore dhe ngjyra origjinale dhe autoktone me qepje të dukshme e cila jep një pamje vërtet shumë cilësore.

Një e re e rëndësishme vjen për sa i përket motorizimit ku versioni 2.5 turbo me benzinë ofron një moment rrotullues të barabartë me një motor 4.000kubikë dhe ofron mundësinë e çaktivizimit të dy pistonëve në rast guide të qetë në qytet në shpejtësi të ulëta por të gatshëm për t’u riaktivizuar në rast se kërkohet fuqi nga motori. Ky motor ofron një fuqi prej 250k me benzinën europiane 93 oktanë. Për sa i motorit diesel do të vazhdojë të mbetet në fuqi versoni 2.2 D.

Kambio bazë e ofruar është manuale me gjashtë marsha dhe me kërkesë (dhe pagesë ekstra) mund të zgjidhet kambio automatike CVT me gjashtë marsha e cila ofron mundësi përdorimi në automatike dhe sekuenciale (ose gjysëm manuale).

Mazda 6 e re pritet të dalë në shitje në pranverën e vitit të ardhshëm.