na ndiq ne

Lewis Hamilton fitoi cmimin e madh në USA

23/10/2017

Piloti i Mercedesit që u nis nga pole position, në nisje humbi vendin e parë në favor të Vettel por mbas pak xhirosh shfrytëzoi të gjithë fuqinë e Mercedes-it të tij për të parakaluar kundërshtarin dhe për të fituar i qetë. Mbas shpine Hamilton kishte Sebastian Vettel të Ferrarit që nuk mundi ta parakalonte.  Max Verstappen dha spektakël nga xhiro e parë tek e fundit. Mbasi u nis nga vendi i gjatëmbëdhjetë hollandezi i Red Bull arriti të parakalojë Raikkonen në xhiron e fundit dhe të fitojë shkallën e fundit të podiumit. Valtteri Bottas në vendin e pestë i siguroi Mercedesit Botërorin e  Konstruktorëve me tre gara avancë. 

Top Ten.  Mbrapa Mercedesit gjejmë Ferrarin, Red Bull dhe Force India të Esteban Ocon. Francezi edhe pse në formë jo të mirë fizike arriti të mbrohej nga sulmet e Renaultit të Carlos Sainz. Nga ana tjetër spanjolli arriti të fitonte pikë edhe pse kjo ishte gara e tij e parë në bordin e  R.S.17. Vendi i tetë i përket një Force India tjetër të Sergio Perez: meksikani ka kryesuar  Williams të Felipe Massa dhe Toro Rosso të Kvyat. Paraqitje e mirë e pilotit rus që edhe pse nuk mori pjesë në dy garat e fundit arriti të merrte një pikë.

Në javën e ardhshme në Gran Premio të Meksikës, Lewis Hamilton mund të festojë titullin e tij të katërt të pilotit duke rrëmbyer të paktën vendin e pestë.  “Gara ishte mashështore” komentoi anglezi. Me tej ai shtoi që e gjithë skuadra ka bërë një punë të mrekullueshme. Këtë vit skuadra është akoma edhe me shumë e bashkuar. Edhe pse me ndryshimin e rregullores Mercedesi arriti të fitonte falë punës së madhe të skuadrës. 

 

Rezultatet e garës:
1. Hamilton – Mercedes
2. Vettel – Ferrari
3. Raikkonen – Ferrari
4. Verstappen – Red Bull
5. Bottas – Mercedes
6. Ocon – Force India
7. Sainz – Renault
8. Perez – Force India
9. Massa – Williams
10. Kvyat – Toro Rosso
11. Stroll – Williams
12. Vandoorne – McLaren
13. Hartley – Toro Rosso
14. Grosjean – Haas
15. Ericsson – Sauber
16. Magnussen – Haas