na ndiq ne

Land Rover Defender i ri

05/10/2018


Prodhuesi anglez duket se ka filluar të zhvillojë testet mbi modelin e ri të emrit legjendar Defender. E ashpër, si terrenet që përballon, por e përjetshme për klientët më kërkues të një fuoristrade të vërtetë, Defender është për këdo një mit që vështirë të mendohet ndryshe. 

Modeli i parë Defender është prodhuar në vitin 1948 dhe është rinovuar më tej disa herë, por duke ruajtur identitetin dhe ADN fuoristradiste. Versioni i fundit është prodhuar në 2016, në një seri të limituar për pak të apasionuar ndërsa tashmë prodhuesi anglez ka vendosur ta rinovojë në mënyrë më rrënjësore këtë model për ta sjellë më në linjë me modelet e tjera aktuale.


Kjo ide ka kohë që qarkullon, por tashmë konfirmohet nga fotot e para “të vjedhura” një modeli të kamufluar që po zhvillon testet në rrugë.

Modeli i ri do të ketë forma të “cepëzuara” duke i qëndruar sërish besnik historisë me disa përshtatje që mund të jenë të arsyeshme duke konsideruar jo shumë modën, por më shumë teknologjinë e kohës sonë. ME fjalë të tjera, Defenderi i ri do të jetë një model për terrene të vështira, por do të jetë teknologjikisht më i avancuar se gjenerata paraardhëse.

Këtë gjë Land Rover duket se e ka përforcuar edhe me hashtag-un “#best4x4xfar” të disegn-uar në pjesën anësore të makinës. Evolucioni ndërkohë mund të jetë aq rrënjësor sa të propozojë diçka ende të paksploruar në këtë lloj segmenti: Defender mund të ketë edhe një version elektrik. Me fjalë të tjera, Defender guxon sërish atje ku ende nuk ka shkelur asnjë.