na ndiq ne

Lancia Delta Futurista

20/10/2018

Të gjithë ne në Shqipëri e njohim markën Lancia. Marka italiane pjesë e grupit FCA, për fat të keq nuk ka qenë e aftë t’i bëjë ballë sfidave të kohës dhe e ardhmja për të është në dyshim të madh prej disa kohësh (do të mbyllet Lancia?

). Në fakt ne dhe shumë të apasionuar e kemi të vështirë të pranojmë këtë gjë pasi emrat e modeleve legjendare si psh Fulvia, Beta, apo edhe modele të kohëve tona si Thema, Thesis apo miti i garave rally Delta HF Integrale na zgjojnë shumë kujtime të bukura, por me sa duket, marketingu dhe tregu komandojnë ndryshe.


Në të njëjtin mendim me ne është edhe Eugenio Amos, një personazh i veçantë, ish pilot i garave GT dhe sot biznesmen i suksesshëm, që ka vendosur të bëjë diçka të veçantë dhe origjinale. Eugenio ka vendosur të riprodhojë dhe hedhë në treg një numër të kufizuar Lancia Delta integrale, të pagëzuara “Futurista”. Modeli do të jetë i rindërtuar me objektivin për t’i qendruar 100 besnik modelit të vitit 1981, të disegn-uar nga një laps i madh i botës automobilistike të quajtur Giorgetto Giugiaro.


Ekzemplarët e rinj do të ruajnë format dhe linjat e modelit të vjetër por do të jenë të ndërtuar sipas teknologjisë bashkëkohore, për aq sa është e mundur. Me fjalë të tjera, Delta Integrale Futurista do të ketë elementë në fibër karboni, në alumin të punuar me dorë, sedilje në Alcantara në stil racing do të jenë pjesë e një makine të rinovuar në mbi 1.000 pjesë. Dritat përpara ruajnë formën origjinale të rrumbullakët me dopio fener, por teknologjia do të jetë e kohëve tona,e realizuar në Led.


Modeli i ri do të kushtojë rreth 300.000euro. Normal që ju duken shumë dhe që tani po mendoni që me këto lekë mund të blihet një Porsche, Ferrari apo edhe një Lamborghini, por me sa duket Eugenio nuk është shqetësuar shumë për këtë. Në fakt, ai do të prodhojë gjithësej 20 njësi, nga të cilat njërën do ta mbajë për vete 😊 një element veçantie mbtet fakti që çdo ekzemplar do të ketë jo një numër serie, por një emër të veçantë.
Modeli i ri do të ofrohet në ngjyrën jeshile të errët. Kofano e motorit, parafangot, maskerino dhe detaje të tjera do të jenë në fibër karboni. Një element që nuk na pëlqen është fakti që modeli i ri do të jetë me dy dyer më pak, dhe ne Deltën do ta donim në formën e saj origjinale me katër dyer.
Informacionet mbi motorin janë të pjesshme. Normalisht do të jetë një njësi 2.000 kubikë turbo me benzinë, që do të zhvillojë 330 kuaj fuqi. Nëse fuqia nuk është e rrallë, edhe pse shumë më shumë se 200 kuaj fuqi që kishte Delta origjinale, mendoni që pesha e kufizuar në vetëm 1250 kg, bën pjesën tjetër.


Nga ana e shasisë, amortizatorët Bilstein me kontroll elektronik që komandohen nga aplikacioni në celular premtojnë të ofrojnë stabilitetin e nevojshëm. Një shije të veçantë ka hapja e dyerve pa çelës, në një model të viteve ’80, aq më shumë kur mendon që edhe kjo mund të bëhet nëpërmjet të njëjtit apikacioni në celular.
Ndërkohë që presim të dimë cili do të jetë funksioni i butonit të kuq në kruskot me simbolin e predhës, të apasionuarit do të vlerësojnë butonin në timon me diçiturën “levati” që është një thirrje për të gjithë ata që vdesin të bllokojnë korsinë e parakalimit dhe që e shqipëruar mund të jetë thjesht “hapuuuuuuu … “ 😊

 

 

Kliko këtu për Opel Insignia GSi:

Kliko këtu për BMW Z4 të re: