na ndiq ne

Kortezh – një makinë si asnjë tjetër

08/05/2018

Vladimir Putin është i mirënjohur ndër të tjera edhe për një stil jetese prej miliarderi me teka të shfrenuara. Ndër të tjera, ai ka edhe një pasion të madh për makinat. Duke qenë që dyshohet të jetë edhe njeriu më i pasur i planetit, bashkuar kjo me tekat e tij dhe krenarinë tipike ruse, rezultati nuk mund të ishte tjetër veçse një ekzemplar unik i cili ka kushtuar mbi 200 milionë dollarë.

Por le të shohim nga afër për çfarë bëhet fjalë. Siç dihet, në rastet zyrtare të gjithë kryetarët e shteteve lëvizin me makina të blinduara, për çështje sigurie, por me makina që janë prodhim vendas,kur jepet mundësia natyrisht. Në Shqipëri psh nuk do ta kishim këtë mundësi pasi ne nuk prodhojmë makina. Shembuj këtu mund të përmenden Silvio Berlusconi, i cili kishte zgjedhur një Maserati Quattroporte, Emmanuel Macron, i cili ka zgjedhur një DS7 dhe natyrisht më e njohura nga të gjithë mbetet The Beast, Cadillac-u i Donald Trump.

Vladimir Putin duket se ka tejkaluar çdo kufi me makinën e tij të re me të cilën u prezantua në ceremoninë e betimit daj kushtetutës në Kremlin, pas rigjedhjes së tij të fundit.

Makina etij e re quhet Kortezh dhe zëvendëson makinën e tij të mëparshme, një Mercedes-Benz S 600 Pullman Guard, Kortezh është realizuar në bashkëpunim midis inxhinierëve më të mirë rusë dhe disa kompani ndërkombëtare të mirënjohura në botën automobilistike.

Nami Research Institute, insitucion kryesor i sektorit automotive në Rusi, ka bashkëpunuar me Institutin e industrisë ushtarake Rostec dhe Sollers JSC, një grup që përfshin UAz dhe Kamaz, dy marka ruse që prodhojnë automjete 4×4 dhe kamionë.

Për ta bërë veturën nr. 1 në Rusi sa më ekskluzive, Nami ka bashkëpunuar edhe me emra perëndimorë si Porsche, për tërheqjen integrale 4×4.

Me të njëjtën bazë mekanike do të prodhohen edhe disa lloje të tjera makinash përfshirë një SUV, një sedan (veturë) dhe një Minivan. Këto makina do t’i shiten një klientele shumë të përzgjedhur me mundësi të pakufizuara shpenzimi të cilët kërkojnë të ketë një mjet të sigurt dhe ekskluziv në të njëjtën kohë.

Projekti i Kortezh ka filluar në vitin 2012 dhe i ka kushtuar shtetit rus mbi 200 milionë dollarë.

Ok, por ne disa komente jo shumë të mira i kemi për Kortezh. Së pari, kjo makinë shquhet për joorigjinalitet. Nga jashtë merr detaje të panumërta nga Rolls Royce, përzier me disa elementë Chrysler. Nga brenda aplikimi i logos së shtetit Rus në timon dhe në dyert e pasme janë vërtet pa shumë shije estetike. Shtë e pashpjegueshme përse vetëm dy nga sediljet e pasme janë të pahisura me mbëshetëse për kokën.

Në pjesën e përparme, kruskoti do të jetë në Rolls Royce modern me aplikime në stilin e Mercedes-it S Class ku ekrani që kryen funksionet e kuadrit dhe infotainment zgjerohet deri në skajin tjetër duke e “zaptuar” kështu kruskotin tërësisht. Ekrani përballë pasagjerit, çfarë do të shfaqë vallë??

Kortezh shënon një rikthim në origjinë duke qenë se gjatë 20 viteve të fundit presidentët rusë kanë përdorur makina jo ruse, që kur Boris Yeltsin braktisi makinën e tij Zil-41052, e cila ka qenë makina e fundit ruse e përdorur nga kryetari i shtetit.