na ndiq ne

Jeep Grand Commander

28/04/2018

Kina vazhdon të konfirmohet si një nga tregjet më të rëndësishme në botë dhe ajo që e bën më interesante këtë gjë është një potencial rritjeje më i madh se tregjet e tjera në njëfarë mënyre më të konsoliduara.

Referuar segmentit SUV, vetëm në dhjetor të vitit të kaluar në Kinë janë shitur mbi 1.2 milionë makina. Nisur nga këto shifra, disa prodhues vendosin t’i prezantojnë modelet e reja në autosallonet që organizohen atje, pikërisht për të theksuar dhe të treguar sa shumë e vlerësojnë këtë treg.

 

Kështu, pas prezantimit të Volkswagen Touareg më sallonin e Pekinit, në të njëjtin autosallon Jeep vendos të prezantojë atje në model të dedikuar tregut aziatik: Grand Commander.

Veçantia e këtij modeli është tek fakti që do të ofrojë shtatë vende, por pavarësisht kësaj nuk do të jetë modeli më i shtrenjtë i gamës Jeep. Grand Cherokee do të mbetet modeli Top ndërsa Grand Commander do të pasurojë ofertën me një pozicionim midis Compass dhe Cherokee.

Ndërkohë nga gjatësia Grand Commander do të jetë modeli më i madh me gjatësi që arrin në 486 cm, katër centimetra më shumë se modeli më luksoz Grand Cherokee.

Disa detaje të design-it janë të parë më parë në modelet e tjera të kompanisë por nuk do të mundojnë edhe risitë, frymëzuar nga modele “concept” të përpunuara ndërkohë nga Jeep.

Motori kryesor do të jetë njësia e benzinës 2.0 në dy nivele fuqie, 234 dhe 265 kuaj fuqi. Përveç këtij motori duket se do të ofrohen edhe njësitë 1.4 turbo me benzinë dhe 2.0 turbodiesel.

Për momentin duket se ky model është rezervuar vetëm për tregun kinez, por duke qenë se Jeep nuk ka asnjë model tjetër me shtatë vende, mendojmë që nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të kufijve edhe në tregun USA dhe atë Europian.