na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jaguar XJ50 seri e limituar

03/05/2018

Shumica e markave që ne njohim sot nuk kanë ofruar gjithmonë këtë cilësi, teknologji dhe luks që sot është më kollaj të prodhohet por edhe të shitet, falë rritjes së tregjeve në sasi dhe cilësi.
Jaguar është një markë që ka patur gjithmonë në pozicionim unik në këtë drejtim edhe kur tregjet orvateshin në krejt të tjera shifra.

Marka angleze ka ditur gjithmonë të ofrojë për publikun botëror makina me një nivel të lartë luksi, sportiviteti dhe imazhi duke shërbyer si referencë për këtë sektor delikat me klientelë sa të kamur, aq edhe tekanjoze.


Në 2018, modeli XJ50 që është edhe modeli më luksoz i Jaguar-it, XJ50 feston 50 vjetorin me lançimin e një serie të veçantë në dy versione shasie, “standard” nëse mund ta quajmë kështu dhe “të gjatë”, për më shumë hapësirë në bord.
Motorët do të jenë nafte dhe benzine, për të gjitha tregjet dhe zgjedhjet. Motorët bazohen në njësitë 3.000 kubikë V6, me fuqi 300 kuaj për naftën dhe 340 kuaj për benzinën. Në rastin e tregun amerikan, mbetet në fuqi motori nostalgjik 5.0 V8 i cili zhvillon 510 kuaj fuqi.


Ky version special do të ofrohet vetëm në sasi të kufizuara të ndara për çdo shtet dhe për shumë shtete nuk është konfirmuar ende disponueshmëria për shkak të kërkesës së lartë që ka për këtë version që do të prodhohet në sasi të kufizuar.
XJ50 do të ofrohet në versionet Luxury, Premium Luxury, Portfolio, R- Sport dhe Autobiography.

Versioni i ri do të ketë një sistem infotainment të rinovuar bashkë me aksesorë që do ta bëjnë versionin e 50vjetorit edhe më ekskluziv. Parakolpi do të jetë ai i versionit Autobiography, maskerina disqet në alumin të përpunuar 20”, maskerina është e përpunuar në finiturën Gloss Black dhe disqet në alumin kanë përmasa 20”. Lëkura e materialeve të brendshme ka një përpunim të veçantë me qepje me motive “diamanti”.

Urojmë që Jaguar të rezervojë një sasi të vogël edhe tregut shqiptar me rastin e inaugurimit të konçesionarit të ri modern Jaguar – Land Rover nga Mektrin Motors.

Ky versioni special do të ofrohet me një çmim fillestar rreth 85.000euro për tregun europian. Në fund të fundit nuk janë as shumë nëse bëhet fjalë për një XJ special 😉