na ndiq ne

Jaguar F-Pace SVR

31/03/2018

Jaguar F-Pace, Suv-i i parë Jaguar, kthehet me një version special të firmosur SVR. Suksesi në treg i F-Pace dhe vlerësimet e dyfishta gjatë 2017 si “World Car of the Year” dhe “World Car Design of the Year”, bashkuar me shifrat e mira nga tregu, bënë që prodhuesi anglez të frymëzohej e të ripropozonte një version të “vitaminizuar”, që i shkel syrin klientelës më sportive.

SVO (Special Vehicles Operation) është seksioni i dedikuar i Jaguar-it që merret me projekte speciale dhe në këtë rast, O zëvendësohet nga R=Race (garë).  

Vepra e re paraqet shasi dhe aerodinamikë të përmirësuar, natyrisht të fshehura, por  me rezultate të ndjeshme. Rritja e ngurtësisë (dhe stabilitetit) e grupit të amortizatorëve është  deri në 30% më shumë krahasuar me versionin normal.

Nga jashtë F-Pace SVR dallon nga disa aspekte, duke filluar nga maskerino, e realizuar në motive si hoje blete dhe e sigluar SVR. Gojëzat e ajrit poshtë fenerëve janë të zmadhuara, dy gropëza ajri në kapakun e motorit i japin një pamje agresive, sikur duan të tregojnë haptazi fuqinë që mban poshtë. Dy çarjet e mëdha vertikale në formë velëzash peshkaqeni në profil, së bashku me disqet “gjigande” 21” ose 22” dhe pincat e frenave të kuqe që bien në sy edhe nga përmasat, evidetojnë karakterin sportiv që në pjesën e pasme firmoset sërish SVR dhe përfshin katër marmitat sportive dhe gropëzat e ajrit për ajrin në dalje.

Zemra që pulson nga brenda është një motor benzine V8 5.000 kubikë i superfurnizuar, që gjeneron 550 kuaj fuqi dhe 680Nm moment rrotullues. Këto shifra përkthehen në një kohë ekzemplare prej 4.3 sekondash për të arritur nga 0-100 dhe një shpejtësi maksimale prej 283 km/h.

Në tërësi, nga ana teknologjike, kjo makinë është një miks perfekt midis teknikës dhe elektronikës. Në aksin e pasëm gjejmë Electronic Active Differential, që do të thotë se diferenciali i pasëm është elektronik dhe sistemi shërben për të optimizuar tërheqjen dhe përgjigjen dinamike në varësi kushteve të përdorimit dhe të terrenit.

Kambio e llojit “quickshift” (ndërrim i shpejtë) është e dallueshme nga versionet normale edhe nga leva tradizionale që në versionet e tjera është në formën e një rrotulle. Electric Power Assisted Steering (timon me asistencë elektrike), Adaptive Dynamics (shasi dinamike), Torque Vectoring (shpërndarje aktive e fuqisë mbi rrota), Dynamic Stability Control (kontroll dinamik i stabilitetit) dhe All-Wheel Drive (tërheqje 4×4).

Jaguar F-Pace SVR nuk është një “lodër” për të gjithë edhe nga ana financiare. Ata që kanë 100.000 euro(duke filluar nga) mund të vihen në rradhë duke filluar nga muaji i majit :) tek koncesionari zyrtar ekskluziv i Jaguar-it në Shqipëri, pranë Mektrin Motors.