na ndiq ne

Hyundai Kona Elektrike

04/08/2018

Segmenti SUV, tashmë i konfirmuar si ai më atraktivi edhe për klientelën shqiptare, së shpejto do të ofrojë edhe disa ekzemplarë të teknologjisë që mendohet se në të ardhmen e afërt do të jetë një zgjedhje konkrete. Bëhet fjalë për teknologjinë elektrike, alternativa më ekologjike dhe në në vend të vogël si Shqipëria mund të jetë edhe më i përshtatshëm se në shtete gjigande si Italia fqinjë apo vende të tjera europiane.

Në rastin e artikullit tonë, vëmendja ra tek një propozim interesant korean: një SUV kompakt dhe elektrik që duhet Hyundai Kona. Modelin “normal” ne e kemi trajtuar më parë menjë artikull informues (kliko këtu për artikullin) ndërsa këtu mund të shohim disa të dhëna mbi versioni elektrik.

Kona Elektrike dallohet menjëherë nga “vëllai” tradicional sepse si në çdo model elektrik, maskerino është e mbyllur, mqs nuk është e nevojshme që ajri të futet brenda në motor për ta ftohur atë. Kjo gjë ndikon pozitivisht edhe në aerodinamikë.

Modelet elektrike, siç mund të imagjinohet, kanë pikë të dobët, deri tani të paktën, autonominë. Kjo edhe sepse në vendin tonë,stacionet e karikimit janë vërtet me pikatore.

Kona Elektrike ofrohet në dy versione, të dyja interesante për vendin tonë. Në rastin e parë vjen me një bateri 39 kWh dhe motor trefazor me 136 kuaj fuqi. Autonomia në këtë rast është 312 km me një karikim të vetëm. Versioni i dytë vjen me një bateri më të madhe, 64 kWh që e çon autonominë në 482 km me një karikim të vetëm. Në rastin e dytë fuqia është goxha më e madhe, 204 kuaj fuqi që e bëjnë Konën gati gati sportive. -Në fakt sprinti nga 0-100 bëhet për vetëm 7,6 secondi, 2.1 sekonda më shumë se versioni më pak i fuqishëm, të cilit i duhen 9,7 sekonda.

Për sa i përket karikimit, nëse kollona që do të përdoret ka një fuqi prej 50 kW versioni më pak i fuqishëm karikohet për 57 minuta deri në 80% ndërsa ai me bateri më të madhe karikohet për 75 minuta.

Çmimet e Hyundai Kona elektrike duhet ende të zyrtarizohen për tregun tonë, por pritet të jenë rreth  35.900 euro për versionin Xprime me bateri 39 kWh.

Kliko këtu për artikullin mbi Hyundai Kona me benzinë dhe naftë:

 

Kliko këtu për Audi RS6 ABT hibride me 1.018 kuaj fuqi: