na ndiq ne

Historia e automobilit

25/07/2017

Eshte e veshtire te gjendet nje date e sakte se kur ka lindur automobili, ose makinat, sic i njohim ne sot. Me perafersi mund te themi se diku nga fillimi i shekullit te 19 fillojme te gjejme realizime te qendrueshme te makines se vene ne levizje nga motorret me djegie te brendshme, por ka shume gjurme rreth fundit te viteve 1700 qe meritojne te kujtohen edhe per ta patur nje kronologji te sakte historike.

Per te gjithe ata qe nuk e dine, fjala Automobil eshte e perbere nga auto + mobil qe dote thote vete- levizes. Kjo vjen nga fakti qe te gjitha mjetet e tjera te meparshme te transportit ishin te shtyra ose te terhequra nga force e gjalle qe mund te ishte njerezore ose kafshe te ndryshme si kuajt, lopet, etj. Cila eshte pra makina e pare qe ecte vete, pa nevojen e nje force te jashtme?

Karroca e Cugnot-it

NE vitin 1771, francezi Joseph Cugnot ndertoi mjetin e pare qe ecte vete. Shume I rende dhe me probleme serioze drejtimi dhe frenimi, kjo karroce vihej ne pune nga nje motorr me avull. Ecte deri ne 10km/h dhe kishte nje motorr me vellim 62.000 kubike.

Ne vitin 1828 mjetet e transportit kishin evoluar ndjeshem dhe mund te gjejme fare mire autobuset e pare ne Londer dhe Bath.

Ne 1939 eshte prodhuar makina e pare elektrike me bateri nga Robert Andersen ne Aberdeen.

Ne Itali, ne 1864 eshte prodhuar makina e pare me avull nga Innocenzo Manzetti Ne 1876 Nikolaus Otto shpiku motorrin e pare me djegie te brendshme me kater kohe

Ne 1892 Rudolf Diesel shpiku motorrin e pare diesel (me nafte) Karl Benz dhe Gottlieb Daimler

Ngjarjet serioze ne historine e automobilit ndodhen pas viteve '80 te viteve '800. Ne keto vite mund te themi se lind automobili i vertete. Kjo periudhe perkon me ndertimin e fabrikave te para ne France dhe Gjermani. Ketu do te gjejme ndoshta edhe baballaret e makines primitive te llojit qe ne njohim sot: Karl Benz dhe Gottlieb Daimler. Karl Benz patentoi ne 1886 mjetin e pare me motorr endotermik (ose me djegie te brendshme): Benz Patent Motorwagen. Ky mjet ka nje motorr me vellim 954cm3 dhe gjeneron nje kuaj fuqi!

Daimler perdori pikerisht kete motorr per te prodhuar nje tjeter mjet me kater rrota: Daimler Motor Carriage edhe ky ne 1886. Nga nje bashkepunim i ngushte qe lind midis te dyve, ne 1926 lind edhe marka me emrin qe ne e njohim sot, Mercedes Benz. Daimler quante makinat e tij Mercedes. Ne fillimet e tyre Daimler behet mik i ngushte edhe me Wilhelm Maybach. Sot, marka Maybach eshte prone e Mercedes Benzit dhe emerton modelet me ekskluzive te saj. Vitet 1900 Vitet 900 ishin edhe shperthimi i suksesit te automobilit. Me ndryshimet qe ndodhen edhe ne organizimin shoqeror dhe masivizimin e shoqerise linden edhe rryma te reja si Fordizmi.

Kjo ishte per sa i perket menyres se prodhimit por kryesisht konceptit te shitjes: Henry Ford rriste rrogen punetoreve te fabrikave Ford qe at ate blinin Ford. Gjate viteve te proibicionizmit ne Amerike, trafikantet e alkoolit filluan te kishin nevoje te kishin makina sa me te shpejta per t’I ikur makinave te policise ne raste gjurmimi. Ata filluan te modifikonin makinat e tyre dhe filluan te benin gara mes tyre ne pista me forma vezake per te pare se kush kishte makinen me te shpejte. Keto makina filluan te quhen “stock cars” duke shenuar keshtu edhe fillimin e nje prej sporteve me te famshme ne USA: Nascar (National Association Stock Cars Racing). Pas Luftes Menjehere pas luftes se dyte boterore, shtepite prodhuese filluan te kishin objektiva te shisnin sa me shume automjete.

Dallojme ketu dy linja kryesore: Fiatin me modelin Topolino dhe Volkswagenin me modelin Beetle, te cilet ishin dy modele ekonomike me qellimin qe te automobilizonin masat. Pervec ketyre dy modeleve me sukses shume te madh per kohen dhe ende ne mendjen dhe jo rralle edhe ne garazhet e njerezve te ndryshem, industria e makinave u zhvillua shume edhe ne shume vende te tjera si Francia me Peugeot, Renault, Citroen dhe Bugatti (ne fillim Bugatti ishte italiane, por prej kohesh franceze, qe pas koheve te evshtira qe kompania kaloi pas vdekjes se themeluesit te saj, Ettore Bugatti).

Ne Gjermani gjejme Volkswagen, Mercedes Benz, BMW, Audi, Opel, Porsche e Trabant (marke e prodhuar ne Berlinin lindor kjo e fundit te cilen mund ta blenin vetem banoret e ketij qyteti);  Ne Angli mund te permendim Jaguar, Mini, MG, Rover, TVR, Daimler, Austin Healy dhe Morris, Land Rover, etj. Dhe patjeter gjithashtu edhe ne Japoni me Toyota, Nissan, Honda, Mitsubishi, etj dhe me tej pertej oqeanit ne USA me Cadillac, Ford, General Motors, Buick, Chevrolet, etj. Sot bota e automobileve eshte zhvilluar shume deri ne modelet aktuale 100% me bateri (Tesla por edhe Volkswagen, Audi, etj), ne prototipet me hidrogjen (BMW) e deri ne idete e para te makines qe fluturon.