na ndiq ne

Fiat Fastback

17/01/2019

Makina ideale nuk ekziston, këtë e dimë të gjithë, por sido që të orientojmë preferencat tona, të gjithë e duam makinën të bukur. Nëse themi këtë, “made in Italy” ka qenë gjithmonë një garanci për design ekskluziv.

Mjafton të përmendim këtu emra si Ferrari, Maserati, Lamborghini, por edhe Pininfarina, Giugiaro, etj. Me fjalë të tjera, design dhe Itali janë dy terma që formojnë një binom perfekt. A është kështu edhe për markat e tjera italiane?

Secili ka përgjigjen e tij për këtë pyetje, por fotografitë e prototipit të fundit propozuar nga Fiat, e pagëzuar Fastback, janë një rast që dëshmon për cilësinë e design-it italian.

Modeli i ripropozon një pamje të rëndësishme, me linja të përpunuara, muskuloze dhe me një look që është një miks midis një Suv-i, një sedani dhe një Coupè-je.

Shpeshherë disa produkte janë të prirur të mos pëlqehen menjëherë nga publiku, sepse ndoshta shumë inovatorë për kohën ku jetojnë, por Fiat Fastback duket se nuk e vuan këtë gjë. Me këtë design që do t’i bënte zili edhe një Aston Martin-i.

Kur do ta shohim në rrugë? Shumë shpejt për këtë. Fiat është duke përgatitur ekzekutimin e planit strategjik 2018 – 2023, në të cilin parashikohen 15 modele të reja e ku ndoshta Fastback mund të jetë e përfshirë. Nëse do të prodhohet, a do të vijë në Europë? Edhe këtë nuk e dimë pasi për momentin Fiat është e përqendruar në zhvillimet e planifikuara në Amerikën jugore, ku vetëm në Brazil, synon të shesë mbi 700.000 vetura.

Ok, do të duhet të presim, por një model i tillë ështëi mirëpritur, apo jo??