na ndiq ne

Chevrolet Blazer

23/06/2018

Chevrolet është një markë amerikane, pjesë e grupit General Motors, që prodhon makina që prej vitit 1911. Edhe pse Chevrolet në vitin 2017 ishte marka e shtatë me mbi 4 milionë makina të shitura, qendrimi i GM mbetet të qëndrojë jashtë Europës.

Sipas vendimit të vitit 2013, përjashtim do të bëjnë modelet Camaro dhe Corvette (lexo këtu artikullin mbi modelin e fundit Corvette ZR1) që do të vazhdojnë të shiten në Europë.

Ndërkohë në USA Chevrolet vazhdon planet e saj me një model interesant që me siguri do të ishte një propozim i mirë edhe për Europë. Modeli në fjalë quhet Blazer, një ikonë e automobilizmit amerikan që prej vitit 1969. Modeli i ri që do të lançohet në 2019 do të pozicionohet midis modeleve Equibox dhe Traverse dhe ka linja agresive dhe të personalizuara. Duket se si burim frymëzimi për këtë model projektuesit amerikanë kanë përdorur modelin sportiv Camaro.

Mascherino dhe fenerët janë një ripropozim besnik i asaj që është stili i Camaro-s, që edhe në rastin e një SUV përsërit një lloj agresiviteti edhe me disqet masë 21”. Kabina parashikon pesë vende me hapësirë të mjaftueshme edhe në bagazh. Kruskoti ka design harmonik dhe origjinal me gojëzat e ajrit të rrumbullakëta dhe ekranin e infotainment në qendër. Ndërlidhja është e plotë me teknologjinë 4G dhe platformat mobile Apple CarPlay dhe Android Auto. Karikimi i baterisë mundësohet edhe wireless.


Interesante është sistemi i ngrohjes së timonit dhe sediljeve të para që aktivizohet edhe në distancë, i dobishëm për ato zona të Shteteve të bashkuara ku i ftohti nuk bën shaka dhe në bagazh nuk mungon asnjëherë lopata, për pastruar borën rreth e qark makinës e për të mundësuar hipjen në bord.


Motorët, siç e do tregu USA, janë vetëm me benzinë me katër dhe gjashtë cilindra. Versioni fillestar parashikon vëllimin 2.500 kubikë me 193 kuaj fuqi ndërsa ai më i fuqishëm është një V6 3.600 kubikë me 305 kuaj fuqi. Tërheqja është me zgjedhje integrale 4×4 ose vetëm në një aks. Kambio është automatike me nëntë marsha.
Ende nuk ka një çmim zyrtar për Blazer-in e ri por pritet të fillojë nga 26.000 USD që përkthyer në Euro është rreth 22.300 euro.

 

 

Artikuj të ngjashëm:

Lincoln MKC

Lincoln Navigator