na ndiq ne

Cadillac CT5 është pasardhësja e CTS

21/03/2019

Nëse do të bënim një listë të markave të përtej oqeanit, Cadillac do të ishte me siguri në zonën e sipërme. Megjithëse shumë larg vendit tonë, kjo markë gëzon edhe tek ne një imazh cilësor dhe nëse do ta kishim “pak më afër”, modeli i segmentit E (ose executive) do të ishte patjetër ndër më të pëlqyerit. 

Duke qenë se këtu bëhet fjalë për konkurrentin e modeleve best seller si Audi A6 apo Mercedes E Class, beteja do të ishte e vështirë, por Cadillac prezantohet me një model ambicioz. CT5 është emri ose më mirë sigla e modelit që do të zëvendësojë paraardhësen CTS.

Stili i CT5 mbetet besnik i identitetit të markës duke vazhduar tiparet e vendosura me linja të mprehta, evolucion i natyrshëm i modeleve të mëparshme. Ecolucioni është më i dukshëm në formën e përgjithshme, e ngjashme gati – gati me një coupè dhe e gjitha mjaft harmonike.

Nga Usa duket se motorët janë të rëndësishëm me dy njësi: 2.000 kubikë turbo dhe 3.000 kubikë me dy turbo, të dy me benzinë. I pari është me katër cilindra ndërsa i dyti me gjashtë cilindra të vendosur në formë V-je.

Shasia mundëson tërheqjen në aksin e pasëm ose integrale, për më shumë siguri në rrugë. Kambio është automatike me 10 marsha në të dy rastet dhe është e përfshirë në versionin bazë.

Së shpejti Cadillac premton një version elektrik, edhe pse beson ende në makinat me motorë tradicionalë.

Modeli i ri do të prezantohet në sallonin e autos në New York, muajin tjetër, ku do të zbulohen edhe të gjitha detajet që mungojnë ende.