na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BMW X4 e re

28/05/2018

BMW shquhet ndër prodhuesit e makinave që kanë investuar më shumë në realizimin e modelit suv-coupé me formë që shpesh është cilësuar si “me bisht të prerë” e cila është huazuar nga makinat coupé tradicionale. E para në radhë e këtij lloji ka qenë modeli X6 që debutoi për herë të parë në 2007. Ndërsa modeli BMW X4 erdhi vetëm pas gati shtatë vitesh.

BMV X4 vjen tërësisht e rinovuar që nga stili deri tek pjesët mekanike të cilat janë bazuar tek modeli X3 (kliko për artikullin e X3 të re) me strukturë modulare që kanë lejuar teknikët të rinovojnë përmasat e karrocerisë. BMW X4 e 2018 është 8 cm më e gjatë në krahasim me modelin e mëparshëm dhe arrin 475 cm gjatësi totale. Sipas deklaratave të BMW/së, kjo makinë do të jetë edhe 4 cm më e gjerë dhe distanca midis dy akseve do të jetë 5,5 cm më e madhe.


Baza e re mekanike ka lejuar BMW të reduktojë peshën e makinës deri në 50 kg dhe të arrijë një shpërndarje më të mirë të masës midis pjesës së përparme dhe të pasme që tani rezulton e shpërndarë në raportin 50-50.

BMW e re X4 premton të jetë e manovrueshme dhe intuitive në guidë.  Mund të pasurohet me paisje shtesë sipas kërkesës, amortizatorë që gradohen,  frena të fuqizuara dhe diferencial sportiv M Sport që përmirëson tërheqjen në kthesë.

Forma e tavanit, pavarësisht se pjesë e identitetit të X4, sakrifikon disa centimetra sipër kokës për pasagjerët që ulen mbrapa. është shumë e kuruar nga ana arodinamike domethënë që fishkëllen më pak se modeli paraardhës.

Nga brenda BMW X4 është pothuajse identike me X3. Blloku i komandave është i orientuar nga shoferi si në makinat sportive. Ekrani në dispozicion të infotainment është 10,25” dhe mund të komandohet edhe nëpërmjet lëvizjes së duarve (pa prekje), për të ndërruar një këngë nga play list mjafton të lëvizësh dorën djathtas.

Nga ana teknologjike makina rezulton e kompletuar dhe përfshin akesorë me pagesë si rregulluesi i shpejtësisë me funksionin Stop&Go, mbajtja e korsisë dhe parkimi gjysëm automatik.

Versionet e para që do të porositen janë X4 M40i me benzinë dhe X4 30d me naftë, respektivisht me motorë me gjashtë cilindra 3.0 me 360 dhe 265 kuaj fuqi. Në të dyja versionet është parashikuar tërheqja integrale xDrive dhe kambio automatike Steptronic me 8 marshe.