na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bmw Seria 8 e re

16/05/2018

Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend Serinë 8 të prodhuesit Bavarez, edhe ngaqë ekzemplari i fundit ka dalë nga prodhimi në vitin 1999, pra gati 20 vjet më parë.

Me sa duket BMW e ka parë me vend ta ripropozojë edhe një herë Coupé-në luksoze, sidomos në momentin që modele si Porsche Panamera apo Maserati Quattroporte, por dhe Mercedes S Class Coupé kanë krijuar një segment të ri në treg. Pritet që Seria 8 e re të jetë një konkurrente e këtij segmenti, nisur nga përmasat (do të jetë rreth 5 metra e gjatë).

Modeli i ri është gati për debut tashmë dhe BMW është duke kryer testet finale të modelit.

BMW Seria 8 do të jetë një “Granturismo” luksoze, E përshtatshme për rrugë të gjata, por natyrisht e interpretuar në shpirtin e një makine performante. Coupé-ja e re mbetet besnike e ADN-së BMW dhe vendos theksin në një mix teknologjik të përbërë nga telaio, kambio dhe amortizatorë, përveç motorit natyrisht, që me fjalë të tjera do të thotë që kjo makinë është më bukur të ngitet në rrugë me kthesa sesa në autostradë.

Imazhet e para, edhe pse të kamufluara, japin një ide se di do të jetë modeli i ri i BMW-së, i cili duke parë pozicionimin duket se do të kushtojë mbi 100.000euro.

Njësoj si paraardhësja e saj, edhe kjo Seri 8 pritet të jetë shumë performante. Përveç versionit ekstrem M8 e cila do të ketë 600 kuaj fuqi, edhe versionet e tjera më normale do të bazohen në motorin V8 4.400 kubikë dhe do tëkenë mbi 500 kuaj fuqi.

Gradimi i makinës mund ta bëjë atë më sportive apo më të butë në varësi të programit të zgjedhur. Kjo makinë gjithsesi mbetet e projektuar për të qenë një Coupé dinamike pasi ka katër rrotat aktive por ngarkesa kryesore bie në aksin e pasëm, për të dhënë ndjesitë e guidës sportive. Rrotat janë aktive edhe në përgjigjen ndaj timonit. Shasia mbështetet në amortizatorë me kontroll elektronik makina ka kontroll stabiliteti aktiv. Kambio e vetme e mundshme është automatike me tetë marsha.