na ndiq ne

BMW përgatit Serinë 3 të re

26/09/2018


Gjenerata aktuale e Serisë 3 të prodhuesit bavarez, përgatitet të dalë shpejt në pension. Modeli aktual me siglën F30/F31 është prezantuar në vitin 2011 dhe vitin tjetër, mbush edhe 8 vjet që është në treg, që mund të themi është një lloj cikli jete i pashkruar, por i ndjekur nga shumë prodhues.

Vendi i prezantimit të modelit të ri do të jetë Salloni i Parisit, që fillon në datën 04 tetor. Më tej modeli do të mbërrijë në konçesionarë vitin që vjen, brenda gjashtë mujorit të parë.
Si çdo model tjetër, edhe Seria 3 e re ka kaluar një sërë testesh dhe kolaudimesh, përfshirë pistën e njohur të Nürburgring.


Modeli i ri, edhe pse ende jashtë çdo komunikimi zyrtar, duket se do të jetë më e madhe në përmasa, më e ulët nga toka dhe me shpërndarje peshe 50/50 midis dy akseve. Duhet të ulet edhe pesha, duke qenë se modeli i ri do të bazohet në platformën e aluminit Clar.
Motorët do të kenë një asortiment të gjerë, që parashikojnë strukturë me 3 dei në gjashtë cilindra, të gjithë me turbo.


Modeli i ri është testuar në kushte nga më të ndryshmet atmosferike, në ekstreme si i ftohti skandinav apo i nxehti i shkretëtirave amerikane. Një veçanti e kësaj rradhe është testi në zonën e digës së madhe në Arizona, për të parë si reagon makina nën influencën e ngarkesës elektromagnetike të kësaj zone.