na ndiq ne

Audi Q3 në kolaudimet finale

06/07/2018

Pas shumë rinovimeve të vitit 2018 në shtëpinë e “Katër Unazave”, duket se i ka ardhur rradha SUV-it kompakt Q3. Debutimi i modelit të ri Audi-t Q3 pritet tashmë të jetë shumë afër, midis fundit të këtij viti dhe 2019. Ky fakt vërtetohet nga fotografitë e modelit të parë ne rrugë, që është tregues i kolaudimeve të fundit teknike. Në disa raste, thuajse mungojnë maskimet që mbulonin ekzemplarët e parë disa muaj më parë në qarkullim.

Në pamje të parë duket se stili që është zgjedhur për gjeneratën e dytë të Q3  është në linjë me design-in e ri të parë edhe në modelet e tjera të rinovuara së fundmi. Nuk duket të ketë asnjë ndryshim rrënjësor përsa i përket formave, proporcioneve dhe pamjes së përgjithshme të veturës, gjë që dëshmon edhe një herë evolucionin koherent të produktit. Ndërsa design-i i udhëhequr nga linjat aktuale tipike të markës duket që ka pësuar një modernizim. Në veçanti mund të përmendim pjesën ballore me maskerinon dominante Audi  me design më gjeometrik dhe grupi i fenerëvë me linja të ristilizuara bashkë me parakolpin, që ka një pamje më të bëshme.

Dikush ka guxuar ta paraqesë edhe në një design gati përfundimtar, bazuar në sa thuhet dhe sa dallohet përtej kamuflimeve (fotot e Audi-t Q3 ngjyrë blu), por në të vërtetë ne presim ende të shohim versionin zyrtar vetëm kur të prezantohet nga vetë Audi.

Risitë nuk kanë prekur vetëm anën estetike por edhe pjesën e funksionale. Logjikisht presim që ky model i ri të ketë teknologji më të avancuar në bord. Kjo do të përfshijë sistemin infotainment të gjeneratës të fundit bashkë me bllokun qendror të komadave, multifunksional me pajisje dixhitale Audi Virtual Cockpit në pjesën e kuadrit.

Përsa i përket aspektit teknik, një nga risitë më të rëndësishmë është platforma MQB, e përdorur më parë edhe në modele të tjera të grupit, duke filluar nga _Audi A3 e deri tek SUV më të mëdhenj si psh Skoda Karoq, SeatAteca, etj. Kjo është një zgjedhje që ofron mundësi të zgjasësh “hapin” dhe të shtosh dimensionet për patur më shumë komfort në kabinë pa rënduar në masën totale të makinës.

Për gamën e motorëve mund të hedhim hipotezën që do të ketë një sërë ndryshimesh në njësitë motorike aktuale. Së paku, presim të kemi risitë hibride jo vetëm mild hybrid, por një hibride e vërtetë Plug-in.