na ndiq ne

Aston Martin Rapide E(lektrike)

19/09/2018

Aston Martin konfirmon sa ka deklaruar kohë  më parë në lidhje me teknologjinë elektrike. Rapide E është prova që tregon se edhe supersportivja prestigjioze angleze projektohet në drejtimin ekologjik që ngadalë po pushton globin.

Rapide E do të prodhohet në një numër të kufizuar njësish, vetëm 155 të tilla. Megjithëse mund të duken pak, një supersportive elektrike me një çmim “të veçantë” pak njerëz mund ta përballojnë. Përveç kësaj, numri i kufizuar i prodhimit, ka edhe fashinon e veçantisë.

E prodhuar në bashëpunim me ekipin Williams Advanced Engineering, Rapide E është prodhuar me kujdes të veçantë për të përmbajtur peshën dhe për të gjetur vend për bateritë në karrocerinë sportive.

Në vend të njësisë motorike V12, do të zerë vend njësia motorike dhe pjesë e baterisë, që do të vendoset edhe në zonën e serbatorit dhe të kambios. Fuqia e Rapide E do të jetë 610 kuaj dhe momenti rrotullues akoma më i jashtëzakonshëm: 950 Nm garantojnë shkëputje të menjëhershme në çdo shkelje të pedalit.

Shpejtësia është e vetëkufizuar në 250km/h dhe sprinti 0-100 është 4 sekonda. Autonomia është rreth 320 km dhe koha e karikimit në në stacion të shpejtë me fuqi 50 kW, është pak më shumë se një orë.

Ende pa çmim, Rapide E bëhet gati për lançim dhe me siguri shpejt do të dijmë më shumë në çdo aspekt. Nëse jeni të interesuar për ta porositur një të tillë, nxitoni, që të bëni kërkesën e timonit në krah të majtë 😊

 

Kliko këtu për provën tonë të Volvo XC40:

Kliko këtu për SUV-in elektrik Jaguar I-Pace:

 

Kliko këtu për SUV-in elektrik Mercedes EQC: