na ndiq ne

Aston Martin DBS Superleggera Volante

26/04/2019

Aston Martin është një markë “tradicionale” për dikë. Jo vetëm sepse është një markë presigjioze angleze, por edhe sepse që në momentet e para të saj ajo ka prodhuar vetëm makina sportive, pa u shqetësuar shumë për tregjet dhe modat që ndryshonin. Shyqyr zotit! … do të shtonim ne, duke parë se çfarë pasurie ka krijuar në dekada kjo markë.


Sekreti i saj, jo shumë sekret në fakt, ka qenë një moto shumë e thjeshtë: pasion dhe perfeksion. Për të arritur këtë, duhet rinovuar vazhdimisht, duke ditur të ofrosh gjithmonë diçka të re, duke i qëndruar besnik vetvetes.
Një shembull perfekt i kësaj filozofie është modeli i ri DBS Superleggera Volante, e cila është modeli cabriolet më i shpejtë i prodhuar ndonjëherë nga Aston Martin.
Në raste të tilla, ne preferojmë shpesh të flasim menjëherë me numra, ose më mirë, me fakte, pasi kjo duket të jetë gjuha më e qartë.


Aston Martin Superleggera Volante ka një motor 5.200 kubikë, 12 cilindra në formë V-je, dy turbo 725 kuaj fuqi. Me këtë motor, kjo “Volante” është në gjendje të ecë deri në 340 km/h, ndërsa efekti “downforce” i shkaktuar nga shtypja ajrore në shpejtësinë maksimale është 177kg.
Kambio është automatime me tetë marsha nga ZF. Tërheqja, sipas traditës sportive është në aksin e pasëm për një eksperiencë guide emocionuese. Përshpejtimi nga 0 në 100km/h është për vetëm 3.6 sekonda.
Frenat e këtij xhevahiri teknologjik nuk mund të ishin ndryshe përveç se në qeramikë dhe karbon. Pesha e makinës arrin në 1.863 kg të è equamente ripartito tra i due assi per garantire un perfetto bilanciamento delle m cilët rrëshqasin lehtazi mbi rrota 21”.


Një personalizim interesant ofron mundësi diferencimi për të patur mundësisht ekzemplarin e përzgjedhur me konfigurim unik. Mbulesa e makinës ofron 96 modele të ndryshme në tetë ngjyra si Bordeaux Red, Atlantic Blue dhe Titan Grey. Tavani mund të personalizohet edhe nga brenda me gjashtë lloje veshjesh.
Hapja mund të bëhet në vetëm 14 sekonda ndërsa për mbylljen duhen dy sekonda më shumë. Për të gjithë ata që kanë dyshime mbi jetëgjatësinë e këtij mekanizmi, Aston Martin ka bërë teste në kushte ekstreme atmosferike si në temperatura të nxehta sahariane ashtu edhe në ekstreme polare.

Ciklet e testeve kalonon 100.000 hapje dhe mbyllje, duke garantuar për një periudhë 10 vjeçare këtë mekanizëm.
Interesant fakti që konsumi i karburantit nuk përmendet askund në informacionin e marrë nga komunikimi i kompanisë angleze 😊
Çmimi? Si ju duken 285.000euro si çmim fillestar?