na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Alfa Romeo Stelvio Sport Edition

05/05/2018

Alfa Romeo do të prezantojë për publikun një seri të veçantë të SUV-it performant Stelvio. Versioni Sport Edition fillon si nivel “bazë” me paketën Executive të modeleve aktuale dhe vë theksin në një mori pajisjesh të cilat formojnë thuajse një version “full option”.

Si fillim Sport Edition do të jetë e pajisur me motorin performant 2.200 kubikë Turbodiesel dhe kambio automatike me tetë marsha. Nëse ky motor nuk duket dhe aq sportive në fuqinë maksimale, në pistë ka shënuar kohën 6.6 sekonda për kohën nga 0 – 100 km/h. Vërtet goxha rezultat!


Të përfshira në çmim do të jenë edhe disqet në përmasa 19”, pincat e frenave në ngjyrë të zezë, të verdhë apo të kuqe, në varësi të kombinimeve me ngjyrën e jashtme.
Sediljet janë lëkure, me ngrohje dhe elektrike, ndërsa brenda gjejmë edhe rifiniturat në alumin në pjesën e komandave, pedalet dhe levëzat e marshave në timon për përdorimin në versionin manual.


Si në çdo Alfa Romeo të respektueshme, Sport Edition i kushton një vëmendje të veçantë performancës në rrugë. Detajet në këtë rast janë pikante dhe kanë të bëjnë me amortizatorët aktivë Active Suspension dhe diferencialin e pasëm vetëbllokues. Të dyja bashkë këto sisteme garantojnë një guidë gazmore dhe të sigurtë me përgjigje në kohë reale të makinës në kthesa apo kushte ekstreme.


Siguria dhe komoditeti shtohen edhe falë sistemeve të tjera të asistencës në guidë që përfshijnë Cruise control aktiv, Forward Collision Warning (frenim automatik në raste emergjente), Lane Departure Warning (sinjalizimin në rast ndryshimi jo të vullnetshëm të korsisë) dhe Blind Spot Monitoring që dedekton nëse ka makina në zonat e verbëra që nuk kapen nga syri i shoferit apo pasqyrat.


Alfa romeo stelvio Sport Editon është e pajisur edhe me fenerët Bi-Xenon, drita mjegulle Led, sensorë shiu, dritash dhe dritat e gjata automatike. Sensorët e parkimit dhe kamera e pasme janë më se të dobishme në manovrat e parkimit.
Teknologjia në bord është e plotë me sistemin Alfa Connect 3D. Ky Infotainment komandohet nëpërmjet është i pajisur me 8.8”, navigator satelitar me harta 3D dhe mund të sinkronizohet me Apple CarPlay dhe Android Auto. Sistemi Keyless lejon përdorimin “pa çelës” dhe dera e bagazhit është elektrike.


Alfa Romeo Stelvio Sport Edition do të ketë çmime që fillojnë nga 59.700 euro.
Çmimet për tregun tonë nuk janë bërë ende publike, por pritet të jenë pak a shumë në nivel shumë të ngjashëm.