na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

A e dini se çfarë përfaqësojnë logot e markave të makinave?

30/04/2018

Çdokush që ka pasion makinat është në gjendje të njohë logon e veturës që ka përpara, por jo gjithmonë dimë origjinën dhe historikun e logos.  Na u duk me vend që në këtë artikull të japim informacion për të gjithë nivelet e te apasionuarve ekspertë apo profanë qofshin.

Stemat dhe logot e makinave kanë domethënie të veçanta dhe ka gjithnjë një histori domethënëse që shpjegon krijimin e tyre. Disa rrjedhin nga historia e një familjeje, disa të tjera janë të lidhura me traditat e e vendlindjes së prodhuesit, disa të tjerë janë konceptuar me një logjikë ë thjeshtë komunikimi.

 

Shumë prej markave më të njohura kanë pësuar ndryshime stilistike në kohë duke u bërë më moderne dhe inovative, ndërsa disa të tjera nuk kanë ndryshuar që nga data e krijimit.

Stemat e makinave gjermane janë ato më të dashurat dhe më të njohurat për tregun shqiptar, por nuk mbeten pas edhe ato italiane apo franceze. Interesante është që kohët e fundit vërehet një interes i madh kundrejt stemave japoneze dhe koreane.

Forca që përcillet nga imazhi i markës është e madhe dhe ndoshta për këtë do të ishte e rëndësishme të njohim se si janë zgjedhur elementët grafikë dhe cila është historia që fshihet pas çdo logoje.

Më poshtë po rendisim disa prej markave më të njohura të cilat kanë shkruar historinë e automobilizmit botëror.

ALFA ROMEO – 1910

Kryqi në të majtë është stema e qytetit të Milanos ndërsa gjarpri me kurorë që gëlltit një njeri është stema e familjes Viskonti, themelues i feudit me qendër Milanon në shekullin e dhjetë. Simboli pra është i lidhur fort me territorin. Ndërkohë, emri Alfa Romeo përbëhet nga bashkimi i akronimit “Anonima Lombarda Fabbrica Automobili” dhe mbiemrit të inxhinierit Nicola Romeo. Ky simbol nuk ka ndryshuar që prej vitit 1918.

AUDI – 1899

Simboli i katër unazave të logos së Audi-t përfaqëson bashkimin e katër kompanive Wanderer, Audi, DKW dhe Horch në vitin 1932. Ndërsa vetë fjala Audi është përkthimi në latinisht i mbiemrit të August Horch, themeluesi i kësaj marke në vitin 1899. Një djalë 10 vjeçar, i biri i një kolegu të zotit Horch arriti të gjente zgjidhjen e përsosur për emrin e kompanisë.

 

BMW – 1917

BMW është akronimi i Bayerische Motoren Werke që do të thotë fabrika bavarese e motorave. Simboli i helikës lidhet me faktin që BMW në fillim prodhonte avionë ndërsa ngjyrat e bardhë dhe bojeqielli janë ngjyrat e krahinës së Bavarisë.

BENTLEY – 1919

Themeluesi i saj ishte Walter Owen Bentley dhe kjo shpjegon B e stilizuar me krahë, simbologji e lehtë për t’u përkthyer. Kjo logonuk ka pësuar ndryshime në kohë përvec disa modifikimeve të vogla grafike që i japin një pamje më moderne.

CITROËN – 1919

Andre Citroën përpara se të prodhonte makina prodhonte ingranazhe helikoidale. Pikërisht dy elementë të këtij ingranazhi janë përdorur si simbol i fabrikës së re që do të prodhonte autovetura.

CHEVROLET – 1911

Prodhuesi amerikan mban emrin e pilotit zviceran që e themeloi, Louis Chevrolet për nder të të cilit përdor si logo kryqin e flamurit zviceran të stilizuar.

FERRARI – 1947

Francesco Baracca, një pilot dëshmor i aviacionit italian, kishte vizatuar në kalë mbi dy këmbë tek avioni i tij. Me sa duket, e ëma e tij i çon në mendje pilotit Enzo Ferrari ta përdorte si element fati. Sfondi i verdhë vjen nga ngjyra e komunës së Modena-s, vend ku Ferrari ka edhe origjinën.

FIAT – 1899

Emri Fiat është akronimi i “Fabrica Italiana Automobili Torino”. Kompania u formua nga 12 sipërmarrës torinezë. Megjithëse mund të ngjajë sot e çuditshme, Gianni Agnelli nuk ishte në fillim një nga dymbëdhjetë themeluesit. Ai iu bashkua kësaj iniciative i fundit, kur një nga sipërmarrësit e tjerë hoqi dorë kjo iniciativë në  1899. Logo aktuale nuk është gjë tjetër veçse një stilizim i akronimit FIAT.

HYUNDAI – 1947

Në pamje të parë Hyndai duket një logo e thjeshtë, por në brendësi përmban disa elementë që simbolizojnë shoqërinë të cilës i përkasin. Pjesa ovale që rrethon shkronjën H simbolizon ekspansionin e vazhdueshëm të Hyundai-t tashmë përtej kontinentit aziatik. Shkronja H simbolizon dy persona (shoqërinë dhe klientin) që shtrëngojnë duart në shenjë vlerësimi për njeri-tjetrin.

KIA – 1944

Kia lind si prodhuese tubash çeliku dhe biçikletash. Fjala Kia tregon vokacionin e markës që vjen nga Ki – dal jashtë dhe A – Azi. Kia pra simbolizon ambicjet e prodhuesit korean për të pushtuar botën.

LAMBORGHINI – 1963

Ferruccio Lamborghini ka qenë prodhues traktorësh. Ai filloi të prodhonte makina pas një zënke me Enzo Ferrari-n në vitin 1963.

Simboli i logos përbëhet nga emri i themeluesit dhe një dem, i cili nuk është gjë tjetër përveç se shenja zodiakale e tij.

LAND ROVER – 1948

Stema Land Rover përfaqëson emrin e shoqërisë, sic ndodh edhe me marka të tjera automobilistike. Ngjan me një stemë (targë) ovale jeshile me tekstin Land Rover brenda. Logoja është e thjeshtë por e fuqishme sic janë edhe vetë makinat e kësaj shoqërie.

MASERATI – 1914

Logo Maserati ka një origjinë historike sitë gjitha markat e mëdha automobilistike.  Simboli merrfrymëzimin nga simboli tradicional i qytetit të Bolognës ku u ndërtua fabrika e kësaj marke, përparatransferimit në Modena. Nëhistori shkruhet se një nga vëllezërit që nuk isht shumë i apasionuar mbas makinave dhë inxhinierisë krijoi logon duke u bazuar tek statuja e Neptunit që qëndron në Piazza Maggiore në Bologna.

MERCEDES-BENZ – 1883

Historia e Mercedes – Benz i ka rrënjët në themelimin e kompanisë Benz CIE gainxhinieri Karl Benz. Produktet e para nuk ishin makina por triçikla me motorë me gaz. Më tej, Benz vendos të prodhojnë autovetura.

Daimler Motoren Gesellschaft e themeluar në vitin 1900 ishte një kompani e cila prodhonte autovetura. Një pasanik me emrin Jellinek, një klient i mirë i kompanisë Daimler, porositi 36 makina, të cilave kërkoi që t’i vendosej emri Mercedes, emri i vajzës së saj. Pas suksesit të madh të këtij modeli, Daimler vendosi të pagëzonte me të njëjtin emër të gjitha modelet e saj.

Bashkimi Mercedes-Benz vjen në vitin 1926 me bashkimin e dy kompanive që mbetet edhe emri zyrtar deri në ditët tona.

Ndërsa ylli me tre cepa përfaqëson tre elementët themelorë të universit: tokë, ajër dhe ujë.

NISSAN – 1933

Emri Nissan vjen nga Nippon (Ni) dhe Sangyo (ssan) që përkthyer do të thotë industri japoneze. Logo përbëhet nga teksti Nissan i përfshirë në një rreth që simbolizon diellin që lind.

OPEL – 1862 (1899)

Adam Opel është nismëtari i markës gjermane Opel. Në fillim Opel prodhonte makina qepëse dhe biçikleta. Në vitin 1899 Adami ai vendosi të prodhonte makina. Logo formohet nga një rrufe që përshkon një rreth dhe frymëzimi  për këtë erdhi nga emri i biçikletave Blitz, që në gjermanisht do të thotë rrufe.    

TOYOTA – 1933

Ndryshe Toyota është quajtur edhe prodhuesi i tre elementeve ovalë. Dy të brendshmit formojnë qartazi një T dhe përfaqësojnë lidhjen e kompanisë me klientelën e saj ndërsa i treti ose i jashtmi përfaqëson forcën dhe ekspansionin e prodhuesit japonez.  

VOLKSWAGEN – 1937

Volkswagen do të thotë fjalë për fjalë makina e popullit. Edhe logo bazohet në dy gërmat e para të Volks dhe Wagen. Krijimin e kësaj logoje e ka bërë inxhinieri Reimspiess i cili më  pas realizoi edhe modelin e suksesshëm Volkswagen Beetle.

VOLVO – 1927

Emri Volvo vjen nga latinishtja Volvere – që do të thotë “të rrotullohesh”. Kjo lidhet me faktin që një prej themeluesve të Volvos vjen nga marka SKF, ende lider sot në botë në prodhimin e kuzhinetave me sfera.

Logo bazohet në simbolin e elementit Hekur për të simbolizuar fuqinë, jetëgjatësinë dhe sigurinë e makinave të prodhuara.