na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

10 makinat më të shtrenjta në botë

12/05/2018

Në një treg global që po kalon një periudhë tranzicioni për sa i përket llojit të karburantit, ndotjes problematike dhe downsizing, duket se një sector i veçantë, me numra të vegjël por të rëndësishëm, nuk njeh krizë e as limite.

Ky sektor, që duket i rëndësishëm për të treguar muskujt nga ana e prodhuesve dhe për të plotësuar disa teka miliarderësh nga ana tjetër, besojmë se do të ketë një jetë të gjatë, edhe prej faktit që shpeshherë, këto makina nuk janë as të lejuara të ecin në rrugë, por mund të përdoren vetëm në pista ose në “oborre” shtëpie.
Cila është dobia e një makine të tillë? Këtë përgjigje jua lëmë juve pasi është diçka shumë relative. Ne po kufizohemi këtu t’ju paraqesim disa nga modelet më ekskluzive botërore dhe çmimet përkatëse.

10. Koenigsegg Regera – 1.6 milionë Euro
Kushërirë me Agera RS, Regera ka një motor 5.000kubikë biturbo V8 dhe zhvillon 1.100 kuaj fuqi. Koenigsegg Direct Drive system garanton që kjo makinë të ecë me dy motorët elektrikë dhe kur shkelet gazi, bisha me benzinë aktivizohet në çast.

9. Ferrari LaFerrari Aperta — 1.85 milionë euro
Ferrari LaFerrari është prezantuar për here të parë në Geneva Motor Show dhe nuk mund të thuhet se është një makinë për të cilën kalon koha.
LAFerrari ka një sistem motorik që gjeneron rreth 1.000 kuaj fuqi. Kombinimi i fuqisë gjenerohet nga njësia me benzinë 6.300 kubikë F140 V12 së bashku me sistemin HY-KERS kinetic, i derivuar nga eksperienca e Formula 1. Vetëm dyert e kësaj makine janë në shfaqje më vete. Ferrari e ka pagëzuar “Butterfly Effect” pasi hapja është si krahë fluture.

8. McLaren P1 GTR — 2.15 milionë euro
McLaren P1 GTR nuk mund të quhet një makinë që mund të blihet në mënyrën më tradicionale të mundshme. Janë prodhuar vetëm 35 njësi dhe shitja nuk është bërë nëpërmjet njoftimeve publike apo në internet.
Në fakt nuk ka as arsye të shtihet në mënyra tradicionale duke qenë që nuk është në makinë me të cilën mund të ecesh në rrugë. Leja e qarkullimit është vetëm për përdorim në pistë.
A është e bukur kjo makinë? Ndoshta pikërisht për faktin që nuk e sheh në rrugë, është ende më e bukur dhe ekskluzive.
Disa detaje teknike? 1,000 kuaj fuqi, 0-100 për 2.4 sekonda dhe shpejtësi maksimale 365km/h. Mjaftojnë apo jo?

7. Pagani Huayra BC — 2.3 milionë euro
Huayra BC është një version i përpunuar dhe ekskluziv i Huyara “normale”. Merr motorët nga AMG kështu që njësia është 6.000 kubikë V12 biturbo me fuqi 790 kuaj. Kambio është elektro-hidraulike dhe derivon programi i realizimit të prototipeve të garës së famshme LeMans. Si punon? Është një xhavahir teknologjik që mundëson ndërrime marshi për vetëm 150 milisekonda!

6. Bugatti Chiron — 2.4 milionë euro
Bugatti Chiron është modeli që zëvendëson Bugatti-n Veyron dhe është një shprehi e teknologjisë më të lartë automobilistike. Zhvillon 1.500 kuaj fuqi, mund të ecë edhe më shumë se 420 km/h por teknikët e markës franceze e kanë kufizuar atë elektronikisht. Nëse duhet të ecni më shpejt, mjafton t’i vendosni Chiron-it një palë krahë. Është e bërë me dorë, detajet realizohen në në atelier dhe shqiptimi i saktë emrit të saj është ende një “mister”.

5. Ferrari Pininfarina — 2.5 milionë euro
Një tjetër Ferrari, kësaj rradhe edhe më ekskluzive pasi mban vetë firmën e gurusë së design-it të makinave, Sergio Pininfarina. Është një concept car e prodhuar në 2013. Merr bazën nga Ferrari 458, ka dy vende dhe është një model për t’u shijuar me erën ndër flokë. Nuk ka tavan dhe as xhama dritaresh në dyert që hapen në stil unik dhe i mungon edhe xhami i përparmë.

4. Aston Martin Valkyrie — 2.5 milionë euro
Në fakt nuk ka një çmim zyrtar për Aston Martin Valkyrie, pavarësisht se “thashetheme” konfirmojnë që 2.5 milionë euro edhe mund të mjaftojnë. Kjo ama do të thotë që mund të kushtojë edhe më shumë.
Marka ekskluzive angleze ka shfrytëzuar partneritetin me Red Bull Team Racing të Formula1. Duket se ideja per te bërë diçka unike i erdhi Adrian Newey dhe Christian Horner duke pire një birrë në pub 😊
Për Aston Martin Valyrie, Newey ka studiuar një aerodinamikë unike që kalon ajrin edhe nëpër shasi dhe krijon një forcë ngjeshëse pa patur nevojë të ketë “krahë” në sipërfaqe.
6.500 kubikë, V12, 1.000 kuaj fuqi për 1.000kg janë disa nga numrat e këtij xhevahiri inxhinierik.

3. Lamborghini Veneno Roadster — 2.75 milionë euro
Lamborghini është një ndër markat sportive më ekskluzive në botë edhe me modelet e saj “normalë”, por për një garë muskujsh, duhej përgatitur diçka e veçantë. Veneno Roadster kushton rreth 400.000euro më shumë se versioni Coupé.
Shasi në fibër carboni, motor 6.500 kubikë dhe zhvillon 740 kuaj fuqi. Nga 0-100 arrihen për 2.9 sekonda dhe tërheqja është integrale. Lajmi i mirë është që me një Veneno mund të dilni për xhiro kur të doni sepse ka librezë qarkullimi si çdo makinë tjetër.

2. Lykan HyperSport — 2.85 milionë euro
Lykan HyperSport është një prodhim i W Motors me qendër në Dubai. Makina e parë arabe, e denjë për klientelën e saj, vjen me ambicie të mëdha. Fenerët janë të dekoruar me gurë të çmuar me prerje 15 karat. Sipas Lykan, klientët e kanë porositur edhe me rubinë, zefirë apo diamantë në vend të asaj që propozon vetë prodhuesi.
Ah, harruam detajet motorike: 3.800 kubikë në në motorboxer që zhvillon 780 kuaj fuqi në aksin e pasëm. 2.8 sekonda është koha e nevojshme për 0-100km/h dhe shpejtësia maksimale është 385 km/h. Pyetja jonë është: diamantët në fenerë, për çfarë duhen?

1. McLaren P1 LM — 3.1 milionë euro
Duket se makina më e shtrenjtë vitin e kaluar ka qenë McLaren P1 LM. Derivon nga modeli normal P1 dhe sigla LM i shtohet nga Lanzante Motorsports duke e bërë McLaren P1 LM në kryevepër të teknologjisë.
Kjo makinë është e pashpjegueshme me fjalë. Derivon nga bashkimi i teknologjisë së McLaren P1 GTR dhe McLaren F1. Motori është i veshur me një shtresë floriri. Vëllimi i tij është 3.800 kubikë, ka tetë cilindra të vendosur në formë V dhe dhe bashkë me tre motorët elektrikë gjeneron 1.000 kuaj fuqi. Aerodinamika inteligjente është cfraë bën këtë makinë të dallohet edhe në pistë nga të tjerat. Një krah i veçantë dhe koefiçenti i përgjithshëm rrisin deri në 40% ngjeshjen në asfalt duke garantuar puthitje të plotë në rrugë dhe qëndrueshmëri të pakapshme.